Foto gjatë vaksinimit

Kronikë

Më shumë se 6 mijë vaksina anti-COVID në 24 orët e fundit, mbi 816 mijë që nga fillimi i fushatës

9 Qershor 2021, 21:16| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 22:00

  • Share

Që nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" janë kryer 816.556 vaksina anti COVID në vend, ndërsa në 24 orët e fundit 6.564 vaksinime.

Duket se situata e COVID është vënë nën kontroll, pasi në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë qytetar. Ndërkohë nga 2821 testime të kryera në vend kanë rezultuar pozitiv me COVID 18 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Një ditë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim bëri me dije se qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë për argëtim ose biznes.

Ndërkaq edhe në disa shifra që i ka publikuar kryeministri Edi Rama, vendi jonë është një nga 2 vendet me më pak të infektuar me COVID-19 në Europë, duke u renditur renditet krah Islandës. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, në vend janë përdorur Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Nga sot Franca ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA. Dje edhe Spanja vendosi të hapë kufijtë për të gjithë turistët që vijnë nga vendet jashtë BE, përfshirë edhe Shqipërinë, me kushtin që çdo udhëtar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit, nga vaksinat e miratuar nga EMA ose nga OBSH.

Shqipëria ka arritur marrëveshjen e parë me një vend anëtar të BE, Hungarinë, për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID. Me finalizimin e marrëveshjes, njihen të gjitha llojet e vaksinave për hapjen e kufijve për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?