Foto ilustruese

Bota

Të paktën 76 të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë në Jemen

4 Gusht, 07:25| Përditesimi: 4 Gusht, 09:52

  • Share

Të paktën 76 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, pasi një anije që po bartte kryesisht migrantë nga Etiopia u fundos në Jemen, thanë zyrtarët më 4 gusht.

Zyrtarë të sigurisë në Jemen thanë se 76 trupa janë nxjerrë nga uji dhe 32 të tjerë janë shpëtuar nga anija që u fundos në Gjirin e Adenit.

Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara tha se 157 persona ishin në bordin e anijes së fundosur.

Shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Jemen, Abdusattor Esoev, tha për AFP-në se "fati i të zhdukurve nuk dihet ende”.

Pavarësisht luftës që ka mbërthyer Jemenin që nga viti 2014, ky shtet i varfër vazhdon të mbetet pikë kryesore për migrimin e parregullt, veçmas nga Etiopia, shtet po ashtu i përfshirë në konflikt etnik.

Çdo vit, mijëra person përshkojnë të ashtuquajturën “Rrugë Lindore” nga Xhibuti për në Jemen, duke e kaluar Detin e Kuq, me shpresë që do të arrijnë në shtetet e pasura të Gjirit.

Anija që u fundos afër brigjeve të Abajan të Jemenit po bartte migrantë etiopianë, sipas autoriteteve në këtë provincë.

Autoritetet në Abajan thanë se forcat e sigurisë të dielën kryen operacione për nxjerrjen “e një numri të konsiderueshëm” të trupave të pajetë.

Muajin e kaluar, të paktën tetë persona vdiqën pasi kontrabanduesit detyruan migrantët që të zbarkonin nga një anije në Detin e Kuq, sipas agjencisë për migrim të OKB-së.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin thotë se dhjetëra mijëra migrantë kanë mbetur të bllokuar në Jemen dhe po vuajnë shkeljet e të drejtave të tyre dhe shfrytëzimit gjatë udhëtimeve të tyre.

Vitin e kaluar, kjo organizatë regjistroi të paktën 558 vdekje në rrugën e Detit të Kuq, prej të cilave 462 kanë ndodhur si pasojë e fundosjes së anijeve./ REL

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?