Në Itali regjistrohen 79 viktima! Më shumë se 7 milion raste Covid në të gjithë botën

9 Qershor 2020, 08:53| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 17:56

  • Share

Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar shifrën 7 milionë (7.085 894) kurse numri i viktimave është më shumë se 405 mijë.

Ndërkohë, sipas një studimi të fundit të UNICEF për të rinjtë në Amerikën Latine dhe Karaibe, vetëm një e treta e atyre që morën pjesë zgjodhën të gjitha përgjigjet e sakta kur u pyetën se si transmetohet Covid-19 si dhe  rreth një e treta e 10.500 të rinjve që morën pjesë në studim në këtë rajon besojnë se nuk rrezikojnë të kontraktojnë sëmundjen.

Këto rezultate shqetësuese tregojnë rëndësinë dhe emergjencën e nevojës së informacionit në Amerikën Latine për Covid, vecanrisht për ata me qasje të kufizuar në platformat digitale.

Pandemia ndërkohë në Ameriken Latine vazhdon dëmet e saj ku në 24 orët e fundit numri i vdekjeve ishte 1367 për një total prej 66,952 personash ndërsa të infektuarit kanë pësuar një ulje (33.087 në 24 orët e fundit), mbase për shkak të një numri të ulët testesh të kryera, duke arritur në 1,353.910.

Në Brazil numri i përgjithshëm i viktimave është 37 134 kurse totali i infeksioneve është rritur në 707 412.

Ora 17:54
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 2062 të shëruar dhe 79 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 79 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 043

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2062 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 168 646

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 283 raste të reja pozitiv për një total prej 235 651

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 15 viktima nga koronavirusi për një total prej 16317 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 191 raste të reja të pozitivitetit Covid

Në terapi intensive ndodhen 96 pacientë, 11 më pak se dje.

Ora 09:49
SHBA: Bilanci i viktimave nga COVID-19 në 24 orë në nivelin më të ulët që prej dy muajsh

Koronavirusi ka shkaktuar 450 të vdekur në 24 orët e fundit në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, bilanci më i ulët që prej dy muajsh.

Numri total i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 110 900 dhe më shumë se 1 955 000 raste janë regjistruar, sipas shifrave të Universitetit.

Rreth 506 000 persona janë deklaruar të shëruar.

SHBA-ja kishte filluar të kalonte pragun prej 500 të vdekur në ditë në fund të marsit, deri në regjistrim e më shumë se 3 000 të vdekur në 24 orë në mes të muajit prill.

Që prej dy javësh, bilancet ditore kanë filluar të pësojnë rënie.

Por, vendi vazhdon të regjistrojë rreth 20 000 raste të reja me koronavirus çdo ditë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?