Egnatia 0-5 Tirana

Më shumë se dy javë pushime, Superliga shqiptare e futbollit rikthehet në vitin 2024 (Kalendari)

24 Dhjetor 2023, 22:37| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 22:41

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë javën e 18-të, ose gjysmën e kampionatit. Me Egnatian dhe Partizanin që humbën, diferenca në krye të renditjes nuk ndryshon.

Duelet e sotme ishin të fundit për këtë vit, me elitën e futbollit shqiptar që do rikthehet në datën 11 janar 2024. Ende nuk është përcaktuar agjenda e saktë, por fakt është se futbolli do rikthehet atë fundjavë në fushë, kjo edhe me merkaton e janarit të hapur.

Për javën e 19-të spikasin sfidat Dinamo - Tirana dhe Egnatia - Skënderbeu.

E enjte, 11 janar 2024 - java 19-të:

Partizani - Teuta

Laçi - Erzeni

Vllaznia - Kukësi

Egnatia - Skënderbeu

Dinamo - Tirana

Renditja pas javës së 18-të:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?