Më shumë se gjysma e europianëve nuk do të udhëtojnë gjatë verës dhe dëshirojnë kufijtë e mbyllur

28 Korrik 2020, 11:43| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 13:13

  • Share

A ishte e drejtë të rihapeshin kufijtë e vendeve europiane për sezonin turistik? Dhe sa i sigurt është sot nga pikëpamja epidemiologjike Kontinenti i Vjetër?

Në mes të një sezoni turistik të mbizotëruar nga frika e Covid, firma konsulente Redfield & Wilton Strategies, ka pyetur qytetarët e Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Spanjës.

Më shumë se gjysma e italianëve - 54% - besojnë se kufijtë midis vendeve të ndryshme të Unionit duhet të mbyllen.

Të njëjtin opinion ndajnë spanjollët (57%) dhe francezët (63%), mbështetësit më të bindur të kufijve të mbyllur.

Në Gjermani, një nga vendet që e ka përmbajtur pandeminë në mënyrë më efektive të mundshme, vetëm 34% e gjermanëve janë në favor të mbylljes së kufijve, krahasuar me 52% pro hapjes së tyre.

43% e italianëve besojnë se nuk është e sigurt për turistët nga Europa veriore të udhëtojnë në vendet e Jugut të kontinentit. Gjermanët, francezët dhe spanjollët janë gjithashtu në të njëjtën linjë.

Para pandemisë, shumica e europianëve synonin të lëviznin për pushime verore, italianët mbi të gjitha: 3 nga 4 prej tyre kishin planifikuar udhëtime verore. 41% e gjermanëve kishin qëllim të kalonin kufirin dhe të shijonin disa ditë relaksuese jashtë vendit. Tendencë e kundërt në Spanjë, ku 43% e njerëzve kishin zgjedhur të kalonin pushimet në vendin e tyre.

Sidoqoftë, koronavirusi ka shkatërruar planet e verës. Sot më shumë se gjysma e europianëve nuk kanë ndërmend të udhëtojnë për pushime jashtë territoreve kombëtarë. 51% e italianëve do të qëndrojnë në shtëpi, 40% do të bëjnë pushime në Itali dhe vetëm 9% do të shkojnë jashtë vendit.

Numrat e mësipërm duket se nuk janë të favorshëm për sektorin e turizmit. Dhe me rritjen e rasteve të reja në vende të ndryshme, ky lajmi i keq mund të mos jete i fundit .

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?