Adela Caci dhe djali 16-vjecar i arrestuar

‘Më sill lekët ose nxora videon'/ Burg 16-vjeçarit që shantazhoi vajzën që u vetëvra në Berat

9 Maj 2019, 11:43| Përditesimi: 9 Maj 2019, 11:45

  • Share

VORË- Dje ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë 16-vjeçari me inicialet D.K. nga Berati që akuzohet se kërcënoi me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme Adela Cacin, se do t'i publikonte video të sajën që ai e kishte siguruar. Ajo i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me pesticide, ndërsa më pas u prangos 16-vjeçari, që dje u la në burg nga gjyqtarja Atalana Zeqiraj.

16-vjeçari me të cilin kishte pasur lidhje prej 2 vitesh, e kishte kërcënuar vajzën se do t'i publikonte video të sajat private. Ai kërkonte 1 mijë lekë të rinj, pasi në të kundërt do të publikonte mesazhet. "Shit varësen, byzylykun e më sill lekët ose ua tregova videot’ ishin disa nga mesazhet që ai kërcënonte vajzën.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në Vlorë me dyer të mbyllura, pasi në këtë qytet është njëra nga pesë qendrat e paraburgimit për të miturit. Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë. Në të njëjtin gjimnaz është nxënës edhe përndjekësi i saj, D.K, tashmë i arrestuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?