Me sy e veshë nga 'San Siro', sonte luhet derbi Milan-Inter

21 Shtator 2019, 10:16| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 11:14

  • Share

Bota e futbollit sonte është me sy e veshë nga “San Siro”. Luhet derbi i Milanos ku skuadrat do të kërkojnë revansh. Milan-Inter starton në 20:45 dhe është një provë e rëndësishme për të dyja ekipet. Kuqezinjtë kanë 6 pikë pasi kanë marrë dy fitore radhazi dhe sa i përket formacionit pritet që të jetë një Milan i vjetër pa blerjet e reja. Kroati Rebic pritet ta nisë nga pankina dhe titullar do jetë braziliani Paqueta që së bashku me Suson do mbështesin Piatek. Conti do zëvendësojë Calabrian në krahun e djathtë të mbrojtjes ndërsa trajneri Giampaolo në konferencë ka thënë se derbi fitohet duke luajtur mirë.

Interi nuk është mposhtur në 6 derbet e fundit. Po ashtu zikaltërit fituan derbin e fundit si udhëtues por pas barazimit në ndeshjen e Champions me Slavian situata është jo fort pozitive dhe futbollistët kërkojnë revansh. Interi e kryeson kampionatin me pikë të plota ndërsa sa i përket formacionit dyshja e sulmit do jetë në faktorin L. Lukaku-Lautaro Martinez do provojnë të mposhtin Donarumman. Pritet që D’Ambrosio të luajë në vend të Candrevas dhe Godin do jetë nga minuta e parë. Antonio Conte në konferencë ka thënë:” Derbi është gjithmonë special. Përballemi me një skuadër shumë të mirë. Në Champions bëmë gabime dhe duhet të kuptojmë atje ku kemi bërë gabimet”.  Derbi i Milanos do transmetohet në 200 vende të Botës dhe spektakli është i garantuar. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?