Sport

Me sytë nga Nyon, sot ekipet shqiptare mësojnë rivalët europianë

18 Qershor 2019, 10:14| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 10:25

  • Share

Sot ekipet shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës mësojnë rivalët. Partizani, Kukësi,Teuta dhe Laçi janë me sytë nga Nyoni i Zvicrës aty ku do hidhet edhe shorti.

Partizani kampion i Shqipërisë do të luajë në turin e parë eliminator të Champions  dhe shorti për të kuqtë do hidhet në orën 14:30.  Uefa i ka ndarë ekipet sipas koefiçentëve dhe janë përcaktuar 5 rivalët e mundshëm nga më të vështirët siç janë Selltik e Karabag e deri tek Sherif Tiraspol, Dudelazh e Sllovan Bratislava. Prtet rival të vështirë për ekipin kryeqytetas.

Në 15:30 hidhet shorti për tre ekipet shqiptare që do luajnë në Europa League. Kukësi duhet të shmangë hungarezët e Debrecen. Teuta mund të përballet me Kairat Almati, Apollon Limasol apo Krakovian e Polonisë ndërsa Laçi duhet të evitojë izraelitët e Hapoel Ber Sheva/ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?