Mozzik dhe Lotina Haziri

Më të dashuruar se kurrë, vajza e politikanit bën dedikimin romantik për Mozzik

26 Korrik, 17:41| Përditesimi: 26 Korrik, 17:44

  • Share

Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri që prej ditës që konfirmuan romancën, nuk i fshehin më daljet së bashku apo dedikimet romantike për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Lotina ka bërë një dedikim të veçantë për këngëtarin, teksa ka ndarë edhe disa foto ku shihen të lumtur.

“Askush si ti në këtë botë”, shkruan ajo krahas fotove me Mozzik, në prapaskenat e festivalit ‘Sunny Hill’.

Ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me Lotinën, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër.

Më pas jemi takuar live dhe siç kanë ardhur ujërat e jetës. Po kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë. Vetëm kanë ardhur. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë. Tani dal ngadalë do të jetoj në Gjilan”, ka thënë Mozzik.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?