Bota

'Më tha qesh', Giorgia Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun

22 Prill, 11:50| Përditesimi: 22 Prill, 11:54

  • Share

Foto: Giorgia Meloni dhe Papa Françesku

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka ndarë një kujtim nga takimi i saj i fundit me Papa Françeskun.

"Takimi i fundit ishte të hënën e kaluar. E pashë shumë të lodhur, prandaj nuk qëndrova gjatë me të. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore ai nuk e kishte humbur sensin e tij të zakonshëm të humorit. "Si je?", e pyeta duke u përpjekur të fsheh shqetësimin tim. Dhe ai u përgjigj menjëherë: "Epo, unë jam akoma gjallë", qeshi , dhe pastaj më tha të qeshja me të. Një gjë të cilën ai u përpoq t'ua transmetonte të gjithëve rreth tij, kujtdo që pati fatin ta takonte”, tha Meloni në një intervistë për 'Il Messaggerò.


Lajmi kryesor:

Nga nesër homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, ceremonia mortore të shtunën në 10:00! Do marrin pjesë liderë nga e gjithë bota, Italia 5 ditë zie (VIDEO)


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?