Polici Ermal Bregu dhe autori Daniel Manushi

Kronikë

'Më thanë pse shikon?'/ Kapet pas 8 muajsh autori i plagosjes së policit në Tiranë/ Emri

7 Korrik 2018, 18:09| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 18:13

  • Share

TIRANE-Policia e kryeqytetit ka arrestuar pas 8 muajsh autorin e plagosjes së policit, Ermal Bregu. Ai është Daniel Manushi 24-vjeç. Në datë 28.11.2017, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, Manushi qëlloi me armë zjarri policin duke e lënë të plagosur. Ermal Bregu është agjent krimesh në komisariatin Nr. 1. Autori ishte së bashku me një person tjetër në momentin që e qëlloi policin.

Gjithçka nisi, pasi më thënë “Pse na shikon” dhe më pas u konfliktuam dhe më qëlluan me pistoletë. Ata e dinin që isha polic. Po rrija ulur në lokal kur filluan më shikonin me inat. Konflikti nisi brenda lokalit dhe më pas vijoji edhe në rrugë, kur në debat e sipër pashë njërin prej tyre të nxirrte pistoletën dhe më qëlloi nga afër

Dëshmia e policit Ermal Bregu në nëntor të 2017 pas ngjarjes

Njoftimi i policisë së Tiranës
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor :- D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 2853, të datës 22.12.2017, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 28.11.2017, në zonën e ish-Parkut, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. B.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të Kodit Penal.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?