Foto ilustruese

Ekonomi

Me tren nga Durrësi në Rrogozhinë? Zv/ministrja: Projekti mbaron së ndërtuari në 2028-ën, trenat do jenë elektrikë

2 Tetor, 16:59| Përditesimi: 2 Tetor, 17:09

  • Share

Komisioni i Ligjeve miratoi marrëveshjen për një grant në vlerën rreth 60.5 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Detajet e këtij projekti u dhanë në komision nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.

“Faza e parë në Shqipëri është një projekt shumë i rëndësishëm. Vjen në kuadër pikërisht të rehabilitimit të linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Marrëveshja  parashikon një mbështetje të ardhur nga Komisioni Evropian me një grant i cili shkon më shumë se 50% të investimit në rastin konkret. Pra bëhet fjalë për një investim në total prej 120 milion euro. Por 60 453 160 euro vjen në formën e grantit e cila ndërkohë përcakton një mbështetje për korridorin tetë që do të lidhë pikërisht Italinë me bregun lindor të themi të Bullgarisë dhe pikërisht me detin e Zi”, tha Muçaj.

Zëvendësministrja sqaroi se pritet që puna për rehabilitimin e kësaj linje me gjatësi 34 kilometra, të nisë në 2027-ën, dhe synohet që brenda 2028-ës të nisin udhëtimet me tren elektrik.

“Në fakt tashmë jemi në fazën e prokurimit edhe për mbikëqyrësin e punimeve dhe në fillim të vitit 2027 fillon të themi procedura përsa i përket pjesës së ndërtimit. Brenda vitit 2028 ne mendojmë që të kemi zbatim të plotë të këtij projekti. Nuk bëhet fjalë për një linjë të re por bëhet fjalë për modernizim të saj. Do jetë absolutisht elektrike si Tiranë-Durrës-Rinas dhe kjo dhe Vorë-Hani i Hotit do jetë periudhë do jetë elektrike. Jemi duke rehabilituar diçka ekzistuese, modernizuar sipas standardeve më të mira të ndërlidhshmërisë”, tha Muçaj.

Duke i konsideruar hekurudhat, rrjete të rëndësisë kombëtare Muçaj tha se të tjera projekte do të nisen në këtë fushë, që nuk do të shërbejnë vetëm për transport udhëtarësh e mallrash, por edhe për qëllime ushtarake.

“Rrjeti hekurudhor shqiptar do rehabilitohet, madje do ndërtohen dhe linja të tjera. Për çfarë? Pikërisht për t'i dhënë një mundësi axhendës së gjelbër dhe të transportit të cilat i japin mundësinë një transporti me kosto sa më të ulët edhe për mjedisin. Nuk po flasim vetëm për udhëtarët, por po flasim dhe për mallrat dhe nuk po flasim edhe vetëm për këtë, por po flasim dhe për qëllime të sigurisë kombëtare”, tha ajo.

Linja aktuale Durrës-Rrogozhinë është e amortizuar dhe për shkak të gjendjes së saj shpejtësia maksimale është 30 km/h, ndërsa me rehabilitimin e saj shpejtësia do të jetë 120 km/h. Kostoja totale e projektit, arri në 120.5 milionë euro, ku përveç pjesës së grantit do të merret nga hua 30 milionë euro nga BEI dhe 30 milionë euro nga BERZH.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • serxho: 02/10/2025 17:19

    Prit gomar të mbi bar,bari doli gomari pordhi....ai që bënte hekurudha ka vdekur dhe mir bëri por përse u shkatruan dhe u shitën për skrap... Tani ecet me hapin e breshkës,ka 25 vite që ka filluar ajo Tiranë Durrës dhe ka shku deri në Sukth...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?