Kim Jong Un

Bota

Me trenin e blinduar, Kim Jong Un niset drejt Kinës! 20 orë udhëtim

1 Shtator, 17:00| Përditesimi: 1 Shtator, 17:09

  • Share

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u nis nga Pheniani me tren sot drejt Pekinit, duke përdorur një formë të ngadaltë, por të specializuar të transportit që udhëheqësit e këtij vendi të izoluar e kanë përdorur prej dekadash.

Ai do të marrë pjesë në një paradë ushtarake në përkujtim të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, shkroi agjencia e lajmeve Yonhap.

Kim do të mbërrijë në Pekin të martën dhe pritet të takohet edhe me Presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë vitet e fundit.

Kim Jong Un duket se dëshiron të forcojë më tej marrëdhëniet me Pekinin pas samitit të fundit midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, thanë ekspertët.

"Ndryshe nga gjyshi i tij Kim Il Sung, i cili mori pjesë në shumë evente diplomatike, Kim Jong Un dhe babai i tij Kim Jong Il nuk u shfaqën në asnjë event ku të pranishëm ishin liderë botërorë", tha Cheong Seong-chang, nënkryetar i Institutit Sejong, një qendër kërkimore me seli në Seul.

Udhëtim 20 orë me tren

Treni i blinduar dhe i papërshkueshëm nga plumbat është një “fortesë” lëvizëse, tha Yonhap Neës. Ai udhëton vetëm 60 kilometra (37 milje) në orë dhe do t’i duhen 20 orë për të arritur në Pekin, tha raporti.

Vitin e kaluar, Kim u pa pranë një automjeti sportiv Mercedes-Benz të zi në trenin që ai përdori për të vizituar një zonë të goditur nga përmbytjet pranë kufirit të vendit me Kinën, sipas një fotoje nga media shtetërore, KCNA.

Si gjyshi ashtu edhe babai i Kim Jong Un udhëtonin jashtë vendit vetëm me tren . Për samitin e tij të dytë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Hanoi në vitin 2019, Kim gjithashtu mori tren për një udhëtim dy-ditor e gjysmë, në vend të një fluturimi pesë-orësh nga Pheniani./Reuters

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?