Kronikë

EKSKLUZIVE/ SPAK zbarkon në Elbasan, kontrolle në dy biznese të lidhura me Suel Çelën dhe te shtëpia e drejtorit të Ujësjellësit! SkyEcc zbuloi lidhjet (EMRAT)

10 Prill, 15:01| Përditesimi: 10 Prill, 18:36

  • Share

ELBASAN- Katër banesa dhe një zyrë, në pronësi të biznesmenëve të njohur dhe drejtuesve të institucioneve vendore në  Elbasan janë kontrolluar nga agjentë të BKH dhe policisë së shtetit, me urdhër të SPAK. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se agjentët kanë ekzekutuar urdhrat e kontrollit të miratuara nga GJKKO te biznemenët Nafiz Bajrami dhe Mariglen Çoku si dhe drejtori aktual i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan Luan Tabaku.

Operacioni i nisur mëngjesin e kësaj të enjteje dhe i zgjatur prej disa orësh në qytetin e Elbasanit është  urdhëruar nga  dy prokurorëve të SPAK Altin Dumani dhe Vladimir Mara, të cilët kanë dyshime për lidhje të këtyre personazheve me organizatën kriminale të Suel Çelës.

Sa i përket personazhe ku janë bërë kontrolle ata janë të njohur në Elbasan me Nazif Bajramin, një biznesmen fushën e ndërtimit në Elbasan, që ka marrë tendera me vlera të rëndësishëm, ndërsa nuk i mungojnë as precedentë penalë. Bajrami është pronar i firmës ndërtuese Bajrami N.

Gjithashtu kontroll te Mariglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të Elbasanit, por i njohur edhe si biznesmen në qytet. Burimet thonë se nga komunikimet në SkyECC SPAK ka zbuluar lidhje dhe bashkëpunim të tyre tyre me organizatën kriminale të Suel Çelës.

Pikërisht kur ende operacioni ishte në zbatim e sipër nga zyra e PD Belind Këlliçi doli dhe akuzoi policinë e shtetit se nuk ka zbatuar urdhrin e SPAK për kontrolle në bizneset e Suel Çelës. Por për Report Tv burime ekskluzive nga SPAK bënë me dije se nuk ka pasur një urdhër të tillë, dhe se policia ka qenë shumë bashkëpunuese. Akuzave të Këlliçit i është përgjigjur zyrtarisht Policia e Shtetit e cila konfirmon bashkëpunimin me SPAK dhe e quan përpjekje të vazhdueshme e PD për të përbaltur punën tonë deklaratën e kandidatit për deputetit të PD.

Sa i përket operacionit prokurorët Altin Dumani dhe Vladimir Mara me kontrollet e zhvilluara kanë mundur të sigurojnë sende të vlefshme për hetimet, të cilat janë sekuestruar si dokumente, para dhe pajisje kompjuterike e telefonike.

1744302514_page.jpg

 

Luan Tabaku dhe Mariglen Çoku

Ora 17:44
Akuzat se Proda nuk zbatoi vendimin për kontroll te biznesi i Suel Çelës, Policia përgënjeshtron Këlliçin: Sajesë! Burime nga SPAK: Nuk pati urdhër, të tjerat u zbatuan

1744300235_ilirprodabelindkllii.jpg

Ilir Proda dhe Belind Këlliçi

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave që Partia Demokratike hodhi në drejtim të tyre se nuk kanë zbatuar urdhrin për biznesin e Suel Çelës, gjatë një operacioni në Elbasan. Ishte Belind Këlliçi që në një deklaratë për mediat akuzoi se Policia e Shtetit me urdhër të kryepolicit Ilir Proda nuk kanë ushtruar kontroll  të tregu në pronësi të Suel Çelës.

“Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.

Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat. Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën.

Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje. I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve. Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij.

Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër. Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë”, deklaroi Këlliçi.

Por, policia në një deklaratë zyrtare e përgënjeshtron deklaratën e Këlliçit duke thënë se po akuzohet dhe hidhet baltë ndaj efektivëve. Ndërkohë, edhe burime nga SPAK bënë me dije për Report Tv se nuk ka pasur urdhër për të ushtruar kontroll të bizneset në pronësi të Suel Çelës dhe se të gjitha vendimet e GJKKO për kontrolle në zyra të biznesmenëve të lidhur me Suel Çelën janë zbatuar.

“Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.

Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.

Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit”, deklaron Policia e Shtetit.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 10/04/2025 18:30

    A ka meme poshterim per keta babale qe genjejne nga mengjesi deri ne darke , kur vete spak dhe polizia e shtetit i hedh posht ? Turp ata mendojne se me genjeshtra do te fitojne por populli ka sy dhe memorie. PD kancer per Shqiperine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?