Vaksina e gripit do të luajë një rol themelor këto muaj. Të dhënat e ditëve të fundit në lidhje me përhapjen e Covid-19 tregojnë një rritje të fortë të rasteve të pozitivitetit në Europë.
Megjithëse virusi duket të jetë bërë më pak agresiv për sa i përket simptomave, efektet e një vale të dytë në sistemin e kujdesit shëndetësor mund të jenë shkatërruese – thuhet në një studim britanik
Në këtë kontekst, janë ndezur shpresat në lidhje me vaksinën e gripit, e cila mund të lehtësojnë luftën kundër përhapjes së Covid-19.
Një prevalencë e lartë e vaksinës së gripit në fakt mund të lehtësojë identifikimin e virusit, të zvogëlojë ndërlikimet e mundshme nga Covid-19 dhe të zvogëlojë numrin e të shtruarve në kujdesin intensiv.
Një studim i botuar në Lancet gjithashtu tregoi se vaksina e gripit mund të zvogëlojë ndjeshmërinë ndaj Covid-19.
Bazuar në shumë të dhëna shkencore, është vlerësuar se me vaksinimin prej mund të ketë shumë më pak njerëz të infektuar nga Covid, më pak njerëz që do të përjetojnë efekte anësore dhe madje edhe më pak njerëz në rrezik jete nga koronavirusi