Kur të kthehet në banesën e saj, një vilë në zonën e Lundrës, këngëtarja Enca Haxhiaj, nuk do të gjejë në ballkon 5 vazot me kanabis, të cilat tha se i kishte vetë mbjellë për kureshtje dhe se njëkohësisht është përdoruese e drogës
Togat e zeza në Gjykatën e Tiranës vendosën ta nxjerrin nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, dhe të caktojë ndaj saj masën e detyrimit të paraqitjes.
Enca Haxhiaj nuk foli kur u ul në bankën e të akuzuarit në gjyq, në një seancë pa praninën e kamerave, ku e reja u mbrojt nga xhaxhai I saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.
Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën. Hetuesit kërkuan që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg.
Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.
Nëse do të shpallet fajtore, Enca Haxhia rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike, pasi Kodi Penal ka mangësi dhe nuk ka ndarje sipas sasisë së kultivuar, duke sjellë që një i pandehur i gjetur fajtor, të dënohet nën të njëjtat kushte, si këngëtarja me 5 bimë, ashtu edhe një kultivues me parcela kanabisi.
“Si një persona që merret me disa gramë, si një që merret me maune ose me sasi të madhe, është e njëjta dispozitë”, tha avokati Robert Karati.
Te dhje*sha drejtesine e padrejte. Turp
PërgjigjuTurp nje fshatari im vari veten në burgun e rrogozgines se e kapen me 4 rrenj në shtepi e denuar 15 muaj . Kjo osht e padrejt Kjo sinjora del per 2 dit . Mendja flejn gjum dhe jan te korruptuar nga shteti. Nuk behet shqiperija.
PërgjigjuMe nje avokat te famshem per xhaxha dhe me /asetet/ personale,nuk ka burg qe e mban Encan.Mos kini merak se nuk mbetet pa gje goca,vizitoheni prape pas disa muajsh.
PërgjigjuPo si mund te mbahet ne burg miss dubai... ë...
PërgjigjuU hap loja. Tani te giithe kultivuesit qe do kapen me hashash - 5 deri infinit rrenje te mbjella - nuk ka rendesi numri dmth, do thone e kemi mbjelle per kuriozitet dhe per persorim vetjak sepse jemi persorues…
PërgjigjuOre ti si te mbahet Enca ne burg kur qeveria po pregatit ligjin per perdorimin e kanabisit gjoja per perdorim mjeksor, e merr vesh apo jo.
PërgjigjuPo te kishte punishte farmaceutike ne shtepi mbase edhe mund te justifikohej.
Dridhe nje trefketesh kur te shkosh ne shtepi, per tu qetesuar
PërgjigjuKjo mbylli gojen e hapi kuleten dhe shalet or teeeejjjjj
PërgjigjuLeku ben mrekullira, po i bien burrat sumatriçes per lek or taj, e jo me kjo
C’fare te thuash per te vene duart ne koke , per nje rrenje i moren erzen fukarase e shume perdoruesve qe kapen me nje cigare . Por nje gje tregoi qart qe kemi shtet dhe shteti e tregon veten , kap puntoret per buk goje dhe lejon boset te lundrojne ne luksin e gjakut te fukarallekut bravo shtet
PërgjigjuShow vazhdon mediatik... me te vertet ska rrezikshmeri shoqerore por ligji nuk qenka i barabarte per te gjithe.. enca pac fatin e marigos i thojne kesajt . Drejtesia e re koncept. Vdesin te tjere qe ksan mbeshtetje ekonomi edhe dalin keto mostra televizive... ah medet per kombin tone fukarallek maskarellek...
Shpetoi zagarja...
PërgjigjuPo lirojini te gjithe ato qe kan qen punetore edhe me nje cigare te gjithe me detyrim paraqitje pse i mbani ne burg!? Edhe megaoperacionet kapni perdorues edhe shites pse nuk kapni ato qe e fusin me vapora e aviona!? Drejtesia e re apo me e kalbur se e vjetra!?
Ah kjo drejtesia e re. Kjo tjetra mbjell droge dhe e lirojne menjëherë, kush eshte kjo??? Mesazhin që jep drejtesia :mbillni droge dhe ju lirojme menjëherë.
PërgjigjuLigji nuk eshte i barabarte per te gjithe. Fukarai denohet, te pasurit lirohen. Shtet i qelbur. Mallkuar qofshi.
Përgjigju