Sali Berisha ka lëshuar sot një akuzë të rëndë, se drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni ka vizituar në mënyrë sekrete Beogradin. Berisha e lidh postimin e tij me tensionet në në veri të Kosovës dhe thotë se kjo vizitë e znj. Hyseni në Serbi “flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës”.
Por sipas disa pamjeve filmike, në kohën kur portali të cilit i është referuar Berisha se Vlora Hyseni ishte në Beograd, pra prej 10 ditësh nga data 19 maj deri më datë 29 maj, kryetarja e SHISH është filmuar në Tiranë. Ajo u shfaq në rastet e rralla në publik, më datë 22 maj, në ceremoninë e prezantimit të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023” të NATO-s, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.
Siç shihet nga pamjet drejtuesja e SHISH është në praninë presidentit të vendit, Bajram Begaj.
Lajmi kryesor:
Berisha tjetër mashtrim, këtë herë edhe më të rrezikshëm, lëshon 'fake news' se drejtuesja e SHISH bëri vizitë sekrete në Beograd! Pamjet që rrëzojnë ish-kryeministrin
M.Q./KT/ReportTv.al