'Më vjen keq', Mehmeti për eliminimin e Partizanit: Gabuam shumë raste! Kualifikohet Laçi, në turin e dytë e presin moldavët

15 Korrik 2022, 11:46| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 16:22

  • Share

Partizani nuk është më pjesë e kompeticioneve europiane. Të kuqtë janë eliminuar që në turin e parë kualifikues të Conference League pavarësisht fitores 0-1 në ndeshjen e parë kundër Saburtalo-s. Në ndeshjen e kthimit ishin gjeorgjianët që ia dolën me të njëjtin rezultat, ndërsa tek penalltitë miqtë u treguan më të zotët. Për ekipin shqiptar gabuan Atanaskovski, Rrapaj dhe Gueye. Në fund optimizmi për kualifikimin i la vënd tensionit të krijuar nga tifozët me hedhjen e sendeve në fushë dhe përplasjeve mes futbollistëve.

“Më vjen shumë keq për këtë skualifikim. Kemi shpërdorua shumë. Na vendosi shumë në presion kundërshtari. Kur ke shumë mundësi duhet t’i finalizosh në të tillë kompeticione,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Ndryshe nga Partizani, Laçi është skuadra e vetme shqiptare që deri më tani ka kaluar turin e parë. Pas barazimit në ‘Elbasan Arena’ kurbinasit kanë fituar 0-1 në Malin e Zi kundër Iskrës. Të besuarve të Shpëtim Duros u ka mjaftuar goli me goditje dënimi i Mazrekajt, ndërsa në turin e dytë të Conference League do përballen me Moldavët e Petrocub.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?