Cardi B ka kujtuar një momet kur ish-partneri i saj i vodhi 20 mijë dollarë, gjatë kohës kur punonte si striptiste. Reperja është rrëfyer në podcast-in “Lip Service” të Angela Yee.
“Kur isha 20 vjeçe e thosha kaq shumë këtë, unë jam 20 vjeçe dhe kam 20,000 dollarë, i dashuri im më vodhi paratë dhe më braktisi”, ka rrëfyer reperja në podcast-in “Lip Service” të Angela Yee.
Ajo tha se një ditë teksa numëronte paratë, kuptoi se 20 mijë dollarë nuk ishin aty, ndërsa tha se ish-partneri i ka kthyer vetëm 4000 dollarë.
Cardi B u shpreh se që prej asaj dite është betuar se nuk do të lidhej me djem që nuk kishin asnjë kacidhe.
Këngëtarja është martuar në vitin 2017 me reperin Offset dhe kanë bashkë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.