Përparim Rama dhe Erzen Zyberaj

Me vrap nga Prishtina në Tiranë, atleti Erzen Zyberaj 260 km për festën e Flamurit

27 Nëntor 2023, 13:41| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 13:53

  • Share

Atleti Erzen Zyberaj, prej orës 10.00 është nisur me vrap nga Prishtina për në Tiranë për festën e 28 nëntorit.

Ai është përcjellë nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili thotë se Erzen Zyberaj do të përshkojë distancën 260 kilometra.

“Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, shkruan Përparim Rama.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?