VIDEO/ Me vrap nga Prishtina në Tiranë për festën e Flamurit, Maratonomaku Erzen Zyberaj përshkoi 260 km në 24 orë

28 Nëntor 2023, 10:26| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 16:47

  • Share

Erzen Zyberaj ia del! Maratonomaku u nis nga Prishtina dje pasdite për të arritur në Tiranë me vrap pasditen e 28 nëntorit 2023.

E nisi rrugëtimin nga sheshi ‘Skënderbe’ i Prishtinës dhe mbërriti në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë në orën 15:00.  260 km distancë me vrap brenda 24 orëve në nder të ditës së Pavarësisë.

Mbërritja me sukses nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe në Tiranë e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shumë të lumtur që morëm pjesë në mbylljen e kesaj ultra maratone prej 260 km dhe ne si shoqata Maraton Albania i urojmë Erzenit shumë suksese" shkruan në postim në facebook ndërsa publikon videon e mbërritjes së Zyberajt në sheshin Skenderbej në Tiranë.

Miqtë e tij në rrjetet sociale shkruajnë se Erzeni nuk ka pasur pothuajse kurrë përkrahje institucionale, ndaj sipas tij duhet që të përkrahet.

Ora 16:46
Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Erzen Zyberaj merr medalje nga Bashkia e Tiranës

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e tij me rastin e 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke përshkuar 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë, mbërriti sot në kryeqytet. 

Ai u prit nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, i cili e vlerësoi edhe me një medalje.

“Jam shumë i lumtur për respektin nga Bashkia e Tiranës. Normalisht është sfiduese shumë për shkak të kushteve klimatike që ndeshëm, por ia arritëm”, theksoi Zyberaj.

Ai tha gjithashtu se vrapimi nga Prishtina për në Tiranë për ditën e 111-vjetorit të pavarësisë ka një simbolikë të jashtëzakonshme. Zyberaj u nis paraditen e djeshme nga sheshi “Skënderbej” në Prishtinë për të mbërritur sot në sheshin me po të njëjtin emër në Tiranë ku u zhvillua për herë të parë edhe parada e shqiptarëve të ardhur nga e gjithë bota.

Ora 16:10
VIDEO/Maratonomaku Erzen Zyberaj ia del! U nis dje nga Prishtina me vrap, mbërrin në sheshin Skënderbej në Tiranë

 

Erzen Zyberaj ia ka dalë. Atleti nga Kosova Erzen Zyberaj mbërriti në sheshin “Skënderbej’ në orën 15:00, duke mbyllur kështu udhëtimin e nisur prej pasdites së djeshme nga Prishtina.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?