Vajza e Admir Muratajt kërkon EMRAT e policëve që i vranë babain: Ai nuk qëlloi me armë!

2 Maj 2019, 11:41| Përditesimi: 2 Maj 2019, 14:58

  • Share

Vajza e Admir Muratjt, Irini Murataj, kërkon nga Prokuroria për Krime të Rënda të hetojnë repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për vrasjen e babait të saj më 9 prill teksa uniformat blu ishin vënë në ndjekje një grupit grabitës të miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Me prokurë të veçantë të vajzës së Admir Muratajt, avokati i familjes Murataj, Arbër Hoxha, paditi në Prokurorinë për Krime të Rënda, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët vranë Admir Muratajn pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit.

Sipas tij, Admir Murataj u vra qëllimisht nga policia pasi uniformat blu nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas pretendimeve të familjes Murataj, Admiri nuk ka qëlluar me armë ndaj policisë dhe nuk ka rrezikuar jetën e askujt, pra - sipas tyre - Murataj nuk ka shkëmbyer zjarr me efektivët e FNSH-ë.

"Admir Murataj është qëlluar për t'u vrarë. Ai që e ka qëlluar duhet të vendoset përpara drejtësisë. Mundet që edhe punonjës të policisë mund ta kenë qëlluar për ta vrarë dhe kjo duhet hetuar për t'u vënë përpara drejtësisë", tha avokati.

I pyetur se përse po vonohet certifikata e vdekjes e cila ende nuk është dorëzuar në gjykatë, si dokument i nevojshëm për të mbyllur procesi gjyqësor ndaj Admir Muratajt, avokati u përgjigj: Detyrimin ligjor e ka organet ligjzbatuese. Këto janë çështje procedurale.

 “Marrë shkas nga mekanizmi i vrasjes dhe shkaku i vdekjes (vetëm një vrimë tejshkuese në kokën e viktimës) jemi të mendimit që rrethi i personave nën hetim duhet të zgjerohet duke marrë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Shpërdorim Detyre", "Vrasie me Dashje" ose "Vrasje e kryer në kapërcim e mbrojtjes së nevojshme", edhe punonjësit e Policisë së Shtetit konkretisht F.N.SH. si grup i ndërhyrjes dhe ndjekjes së veprimeve, të personave të dyshuar për grabitjen në të cilen ka mbetur i vrarë i ndjeri Admir Murataj", thuhet në kërkesë padinë të cilën Report Tv e disponon.

Në kërkesë padinë e depozituar pranë Prokurorisë Irini Murataj shtron pyetjet:

Cilët kanë qenë punonjësit e policisë me gjeneralitet përkatëse anëtarë të grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar në vjedhjen me armë  të ndodhur në Rinas në datë 9 Prill 2019?

A janë respektuar dispozitat përkatëse të ligjit nr 72/2014 "për përdorimin e armëve të zjarrit" dhe akteve të tjera nënligjore nga anëtarët e grupit të FNSH të policisë së shtetit?

Kjo padi u depozitua në të njëjtën ditë kur Gjykata e Krimeve të Rënda nuk mori një vendim ndaj procesit për Admir Muratajn lidhur me grabitjet e 2015-2016-2017.

Shkak u bë mosdorëzimi i aktit të vdekjes dhe çregjistrimit të Murataj nga regjistri i gjendjes civile në Tropojë ku ai rezulton ende në jetë dhe pse prej tre javësh familja e tij e ka përcjellë në varrezat e Ceremit në Tropojë.

Për të depozituar këto akte gjyqtari Klodian Kurushi i la kohë prokurorit Eneid Nakuci deri më datë 14 Maj 2019 kur do të mbahet seanca e radhës.

Adrmi Murataj, në kërkim prej vitit 2013, kur u arratis nga burgu grek i Trikallasë, u vra pas grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit. Murataj, ishte në kërkim edhe si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Popull: 03/05/2019 12:19

    Bëmë baba të të ngjaj.. Dhe kjo pjellë banditi si babai do bëhet.

    Përgjigju
  • kallashnikov: 02/05/2019 20:39

    po armen perse e kishte o goc a nuk e dinte qe plumbi plumb do

    Përgjigju
  • Miri: 02/05/2019 19:01

    Po ta kene vrare shoket babin,do te tregoshe emrate qe pastaj polizia te mare hakune e babit tend moj tyryfycke.mesoje ti te pakten qe leku nxiret me pune dhe djerse.

    Përgjigju
  • ana: 02/05/2019 18:06

    kjo tipja te hetohet per moskallzim krimi pasi i jati ka vjedhur e grabitur vazhdimisht, gje qe kjo duhet ta dije mire, dhe te shkoje te beje ca pushime ne birruce

    Përgjigju
  • Koli: 02/05/2019 18:03

    Polici te marre denimin e merituar. Murataj te dekorohet me urdhrin e Skenderbeut. Ca ka ketu per te qeshur. Sa dhe sa kriminele dhe hajdut kane dekoruar presidentet ne pluralizem. Murataj thjesht vodhi ca banka dhe vrau ca greke fundi fundit. Hahaha. Si ka mundesi qe prokuroria perulet me kete farse dhe nuk u sekuestrojne gjithshka legenave

    Përgjigju
  • Latif: 02/05/2019 17:22

    Hajde muhabet hajde, bir Selmani nenes ke te qaj me pare, ore do tja sekuestroni shtepi e katandi ketyre jube apo jo, pervec kacolles ne Cerem, ate lerjani se e kan pas bres mas brezi

    Përgjigju
  • XHEVDET: 02/05/2019 16:47

    FAJIN E KA PROKURORIA QE SUA SEKUESTRON PASURIN E BER NE MENYR TE PAREGULLT . SAPER AVOKATIN KY PO TREGOHET I ZGHJUAR PO KERKON TI MARI CA PARA NE MYNYRM TE LIGJSHME KETYRE GRABITESVE. SA I PERKET KESAJ VAJZE KJO MERITON TE HETOHET DHE TE FUTET BRENDA TA SHIKOJ MIR SE CDO TE THOT DREJTESIA .

    Përgjigju
  • CaBone: 02/05/2019 16:11

    Ja fusni kot o njerez, ajo ka te drejt se ju vra babai pa faj ai ishte vetwm duke vjedhur dhe jo me lop. Tani shteti demshperblim dhe bust ne trropoj kriminelit hajdut. Policia posht se vrau nje vrases dhe ksaj goces direkt medalje k...ari

    Përgjigju
  • Beni: 02/05/2019 15:45

    Votoni per banditet qe i vune flaken shqiprise

    Përgjigju
  • dulja: 02/05/2019 15:36

    policia bere punen e saje ,kushe eshte kriminel kjo i prete te gjithe

    Përgjigju
  • I drejti: 02/05/2019 15:35

    Moj vajze bashke me ate palo avokat, nuk mendohesh mire qe ben kete pyetje, me troc si guxon?????!!!!!!! Sipas teje babai yt kish te drejte te vidhte djersen e te tjereve, populli duhet ti zvendesoje ato para ,ndersa policia nuk paska te drejtr te qelloje mbi vjedhesin !!!!!! Ku eshte pare kjo???? Ske faj ti se je rritur ne bollek e vilave lluksoze ,e ardhur nga vende ku pula ha gur ,fale " profesionit" te tyt ati e kerkon llogari tani ne vend qe te pakten te kerkosh falje publike per ete qe ka bere babai Kur qenke kaq e squt pse pranove te shijoje parate e vjedhura te tyt ati e nuk e ktheve nga kjo rruge e keqe e gjerat nuk arrinin ne kete pike Sigurisht dardha bie posht dardhes Ti je bashkepuntore me tyt ate perderisa ke shijuar pa hapur goje ato qe ka vjedhur yt ate e duhet te arrestohesh e jo te besh llapa llapa

    Përgjigju
  • WTF: 02/05/2019 14:18

    Te dekorohet polici qe kontribuoi ne pastrimin e shoqerise nga plehra si babi kesaj shpellares.

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/05/2019 14:04

    Në vend që të uli koken nga turpi e të mos ndjehet, padit policinë... ah Enver Enver, të kerkojme më shumë se kurrë!

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 02/05/2019 15:06

      Ky eshte realiteti Shqiptar, krimineli kerkon edhe te drejten tani. Duket cfare nivel edukate kane. Te ardhur nga shpellat

  • artur: 02/05/2019 14:03

    E bija si fillim duhet ti kerkoje ndjese policise qe i ati i vuri ne rrezik jete. e dyta do te ishte mire qe te zgjidhte nje avokat qe njeh gjuhen shqipe mire.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 02/05/2019 13:33

    Keshtu eshte kur flasin shpellaret te pa edukuar. BABAI ishte KRIMINEL qe ka vjedhur dhe vrare. Kriminel perserites dhe meritonte plumbin dhe pike. Dukesh qe edhe ti qenke nisur kesaj rruge. Pac fatin a babait.

    Përgjigju
  • spak: 02/05/2019 13:20

    hero i demokracise patjetr . ku eshte ilir meta per dekorim

    Përgjigju
  • Berti: 02/05/2019 12:23

    Duan maloket qe te identifikojne policin qe e qelloi. Paqyzeja ( Irini gr) i ka ngjare babes te vet, grabitese dhe vrasese do behet.

    Përgjigju
  • Bebi: 02/05/2019 12:21

    Delet po kulloste ne rinas o avukat?

    Përgjigju
  • Berti: 02/05/2019 12:19

    Babai grabites i kesaj pjelle krimi nuk ka qelluar me arme por ka qeluar me pambuk hahahaha. Pro,uroriq duhet tu sekuestroje dhebreket ketyre pjellave injorante krimi se nuk do ju duhen me. Rrini aty ne Verem ( Cerem) se dhe aq e keni teper.

    Përgjigju
  • Ilir: 02/05/2019 12:16

    Te dekorohet dhe te marre shperblim te majme polici dhe koleget e tij, nese e kane qelluar ata!

    Përgjigju
  • Toni: 02/05/2019 12:09

    Ju shpellaret,kusherinjte e Ssliut keni rreshkitur nga trute! Ne vend te kerkoni falje qe i afermi juaj ishte KRIMINEL me damke,beni denoncime me shpresen se mund te nxirrni ndonje lek? Nuk ju mjaftojne ato leke qe ka vjedhur i ndjeri baba(kriminel)?! Kafshe...

    Përgjigju
  • Turi: 02/05/2019 11:58

    Pse motra,do presim deri kur qelloj babai yt,ne nga veriu e kemi dhe vetem po nxorri armen zere se na ke vra,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?