Me Zahon për dore, Rama vizitë në një agro-bujtinë në Nivicë: Sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde

5 Qershor 2022, 18:56| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 19:02

  • Share

Në Nivicë, 30 km larg Tepelenës nga programi i Rilindjes Urbane kanë marrë jetë agro-bujtinat. Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pranishëm sot në  ‘Campnivica, projekt i një grupi investitorësh suedezë që është gati të çelë sezonin turistik. I shoqëruar nga djali i tij i vogël, Zaho, kreu i qeverisë zhvilloi një vizitë në një agro-bujtine, ku takoi një çift investitorësh suedezë.

Ajo i tregoi se janë përpjekur që të krijojnë një ambinet, ku miqtë të ndihem sa më pranë natyrës.

‘Jemi përpjekur të krijojmë një ambient ku miqtë të ndihem sa më pranë natyrës. Funksionon çdo gjë me panele diellore. Përpiqemi që produktet që përdorim për gabim, t’i marrim nga fshati.’- tha ajo.

Ndërsa Rama u shpreh se ky është një shembull fantastik, për të tjerët që të mësojnë të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën dhe me pak fonde.

‘Është një shembull fantastik për të tjerët që të mësojnë të ndërtojnë mjedise luksoze pa shkatërruar natyrën, jam i sigurt se do të krijojë një valë të re të këtij lloj turizmi. Njerëzit mund të mësojnë përmes kësaj sesi me pak mund të ndërtosh shumë.’- tha Rama.

Për të vizituar agro bujtinat ishte edhe ish-kryeministri i Suedisë Göran Persson.

‘CampNivica, aty ku mes natyrës magjike një çift investitorësh suedezë kanë ngritur një EkoResort model, shembull fantastik i mençurisë dhe respektit për natyrën, i cili tregon se si mund të krijohet një sipërmarrje turistike me shumë mend e jo shumë fonde, e ku sot Nivica ka nderin të ketë mik special kryeministrin e famshëm të Suedisë, Göran Persson.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?