Sport

‘Me Zidan rizbulova kënaqësinë’, Hazard kundër Conte-s dhe Sarri-t: Me italianët stërvitja e mërzitshme

15 Janar 2020, 14:58| Përditesimi: 15 Janar 2020, 15:01

  • Share

Eden Hazard, futbollisti i Real Madrid që u transferua me shumë bujë këtë verë nga Chelsea, nuk e ka gjetur formën që pritej te skuadra ‘galaktike’, si pasojë edhe e dëmtimeve që e kanë mbajtur jashtë fushë për një kohë të gjatë.

Gjithsesi nga një intervistë e fundit zbulohet se belgu është i lumtur te Real Madrid. Për ‘Sport foot Magazine’ Hazard ka deklaruar se Sarri-n dhe Conte-n ishte e mërzitshme të kryeje stërvitje: “Stërvitja te Reali është vetëm me topin. Kënaqësia për të luajtur para se gjithash. Lëvizjet, ndeshjet stërvitore …

Kur njeh trajnerë italian si puna ime, mungon kjo zbavjtje dhe kënaqësi. Është gjithçka më strikte dhe përsëritëse. Kënaqësinë e gjen duke fituar. Kam qenë tre vjet me trajnerë italian dhe kanë qenë stërvitje të njëjta. Me Zidan rizbulova kënaqësinë dhe argëtimin.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 15/01/2020 19:05

    E koke pafke ndaj po rri ne stol tek Reali, se te eshte bere barku me i madh se i Sarrit dhe s'ke takat te luash. Tek Çelsi ishe fenomen, nuk permbaheshe ne fushe nen drejtimin e italianeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?