Opinionisti Arben Mecaj dhe ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj janë përfshirë në një debat të fortë në emisionin "Repolitix" në lidhje me kultivimin e kanabisit në kohën ku 'Lazarati' ishte kthyer në industri botërore. Mecaj bëri në deklaratë të fortë kur tha se sipas një studimi të tij, në 2013-2014 Lazarati prodhonte 900-950 ton hashash, Kjo ka nxitur reagimin e Hajdarmataj duke thënë se të llogarisë sa sipërfaqe ka Lazarati dhe sa ka kapur Italia e Greqia, duke i cilësuar këto deklarata të pabaza.
Pas debateve të ashpra në studio, është dashur ndërhyrja e Zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, Albert Dervishi duke thënë që të 'vendoset pak rend në studio".
Meçaj: Gjithë sistemi ynë shtetëror është i implikuar nga politika mos prisni që policia të jetë e shkëputur. Policia është absolutisht i implikuar nga politikanët. Edhe sikur ngjarja të mos jetë politike, politika e merr dhe e bën të tillë. Kur Sajmir Tahiri erdhi në polici është perceptuar se policia ka bërë përmirësim cilësor. Unë kam një studim timin që Lazarati nga 2013-2014 prodhonte 900-950 ton hashash. Ti numëroj rrënjë më rrënjë.
Hajdarmataj: Futu në google dhe shikoni sipërfaqen, bëj përpjesëtimin dhe shiko sa del. Shiko sa janë kapur në Greqi e Itali dhe bëj llogaritë.
Meçaj: Industria e Lazaratit u bë industri botërore dhe nuk pati asnjë të dënuar në kohën tuaj
Dervishi: Të vendoset pak rend në studio
Lajmi kryesor: