Politikë

Arben Meçe në Report Tv: Trump nuk e mbështet Berishën, Chris LaCivita i paguar për fushatë! Logu: PD ka marrëdhënie të mira me SHBA

8 Prill, 18:19| Përditesimi: 9 Prill, 10:16

  • Share

‘Trump nuk e mbështet Sali Berishën’, kështu është shprehur analisti Arben Meçaj.

I ftuar ditën e sotme në emision 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se Trump luftën kundër të korruptuarve e ka në filozofi të tijën dhe s'mund të ketë marrëdhënie me një përson që është 'non grata'.

Ndër të tjera, Meçaj tha se Partia Demokratike ka paguar Chris LaCivita për fushatë.

‘Trump nuk e mbështet Berishën. Trump luftën kundër korrupsionit e ka në filozofi të tij. Në strategjinë e Berishës është aleanca e tij e ngushtë me Greqinë dhe po i shfrytëzon më mënyrën me antipatriotike. Këtë Chris LaCiavita ende se dimë se me ca mandati vjen këtu, vjen me mandatin e biznesmenit, vjen me mandatin e një lobisti dhe tani dhe vjen dhe thotë të rrimë pranë jush se kemi marr lekët për këtë punë. Unë do dëgjoja shqiptarët që të dëgjojnë fjalimin e tij, futjen e Berishës në këtë aktivitet e kanë bërë grekët’, tha ai.

Meçaj u ndal edhe tek takimi i Sali Berishës në Athinë pak kohë më parë, ku tha se në atë takim përveç Fredi Belerit mori pjesë edhe një organizatë për çlirimin e Vorio Epirit.

‘U bë një aktivitet i Berishës në Athinë në krah ka qenë Fredi Beleri, është e drejta e tij ta mbrojë atë, por Beleri ka gjak në duart e tij, sepse ka vrarë dy heronj të Shqipërisë dhe u arratisë nga Shqipëria, kur çështja ishte këtu në hetim dhe u kap nga Greqia me armët që u përdorën në Peshkëpi. Dhe në atë takim ishte edhe një organizatë që është për çlirimin e Vorio Epirit. Dhe Sali Berisha bënë këtë aleancën që është aleanca më e poshtër. Po aleanca e Berishës me grekët shkak i takimit të PPE’, tha ai.

Ndërkohë, avokati Besart Logu, u shpreh se Partia Demokratike tashmë ka dal nga izolimi ku ka qenë dhe ka marrëdhënie të mira me SHBA.   

‘Sa i përket strategjisë së PD është në 100 për qind të kapaciteteve të saj strategjia po ecën në dy plane në atë të brendshëm, sa i përket programit dhe në planin e jashtëm PD është faktor dhe ka dal nga izolimi i deri djeshëm. PD sot është në kontakt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para dy ditësh u mbajt një sesion në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe atje ishte edhe Berisha ku u ngritën shqetësime sa i përket metodave për kapjen e mediave nga Rama në burgosjen e krerëve të opozitës, për mbylljen e TikTok. Sot PD ka hyrë në marrëdhënie edhe me SHBA’, tha ai.

Teka u ndal tek Chris La Ciavita, ai tha se do të jetë prezentë në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike.

‘Chris LaCivita do të jetë prezentë në hapjen e fushatës së PD. Ai është kreu i komitetit republikan dhe nëse do të kishim një izolim ndaj Berishës nga SHBA nuk do të hynin në marrëdhënie me një person që do ishte i padëshiruar. Partia Demokratike tani është një parti alternativë qeverisëse dhe ka vullnetin për të drejtuar këtë vend’, tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?