Politikë

Meçe: Po krijohet alibi për dështimin e votës së Diasporës! Dhuli: Është përfshirë Administrata! Hoxha: Po bëjnë lojë! Toska: Zgjedhjet do shtyhen

6 Shkurt, 22:31| Përditesimi: 6 Shkurt, 22:36

  • Share

Çfarë do ndodhë me votën e Diasporës? A do gjejnë dakordësinë dy partitë e mëdha politike apo po kërkojnë që ajo të dështojë, pasi shihet si e paparashikuar. A po kërkon opozita një alibi për humbjen e zgjedhjeve apo e kundërta?

Të ftuarit në “Frontline” dhanë mendime të ndryshme, deri te ideja e shtyrjes së zgjedhjeve, qeverisë teknike, lojës politike të dy partive të mëdha dhe gjetjes së alibisë së opozitës për humbjen e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se çështja është ajo e manipulimit apo falsifikimit të votave dhe dokumenteve. Ky është problemi kryesor dhe që shqetësohet PD-ja. Por unë mendoj se këta po krijojnë dhe formojnë alibinë e tyre për dështimin e votës së diasporës. Kjo alibi ka kohë që po krijohet. Çështja është instrumenti i manipulimit të votës. Është e tmerrshme mëndësia se ke një instrument për të bllokuar zgjedhjet apo procesin. Ligjet janë bërë në mënyrë të atillë që kjo të mos ndodhë. Në mendësi është antidemokratik bllokimi i certifikimit të zgjedhjeve”, tha analisti Arben Meçe.

Por Skerdilajd Dhuli ngriti dyshime për përfshirjen e administratës në regjistrimin e votës së diasporës për pushtetin.

“Administrata po regjistron formularë me atë afërmit e tyre në diasporë. Këto regjistrime të administratës po pranohen e dërgohen në KQZ, por unë mendoj se Celibashi s’do që të shkojë në burg e të mos pranojë aplikimet.  Unë mendoj se do shkojmë te 400 mijë aplikime, puna është a do i pranojë KQZ-ja t’i regjistrojë”, tha ai.

Kurse për gazetarin Poli Hoxha kjo është një lojë politike e Ramës dhe Berishës. 

“E bëjnë për paktet e tyre të fshehta, e bënë për vula, për besnikët e tyre, për amnistinë e të tjera. E kur vjen puna bënë këtë paçavure për votën e diasporës, votë që kërkohet prej vitesh. Ka një strukturë të tërë, komisionerë, deputetë, ky Parlament i mbaruar si e ngritën dorën, pse nuk pyetën për rreziqet. Ndaj unë them se po bëjnë lojë sikur do bëhet nami, do zihen dhe do merren vesh në fund. E kanë lëshuar sinjalin. PS e ka lëshuar sinjalin. Por nuk e dimë se të kujt janë këta emigrantë, të PS apo PD. Siç e tha edhe Kreshnik Spahiu, këta bëjnë lojë. Unë mendoj se ka valë popullore dhe këta janë të trembur për 11 Majin”, u shpreh ai.

Kurse gazetari Almer Toska parashikon shtyrje zgjedhjesh, dështim të votës së diasporës dhe qeveri teknike.

“Ka rrezik që vota e emigrantëve të dështojë. Nëse të enjten dështon, atëherë do gjendet alibia. Nëse PD tërhiqet nga komisioni, atëherë rrezikohet procesi i zgjedhjeve. Nëse nuk numërohet vota e diasporës bllokohet dhe nuk certifikohet procesi. Palët nuk e duan votën e Diasporës, arsyet pse nuk i di. Por ata nuk e duan se vota e Diasporës është e paparashikuar. Kjo votë mund të sjellë probleme dhe një ngërç, që çon në shtyrje zgjedhjesh. E vetmja zgjidhje është që palët të gjejnë gjuhën dhe ajo është qeveria teknike”.


Lajmi kryesor:

Protesta e 8 shkurtit, deputeti Baçi në Report TV: Do ketë format të ri, PS po pengon votën e Diasporës dhe do dështimin e procesit


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?