Korridori i 8 dhe Porti i Durrësit janë kthyer në tema të debatit strategjik për sigurinë kombëtare dhe rolin e Shqipërisë në aleancat perëndimore. Ish-komandanti i Flotës Detare Artur Meçollari thekson se këto dy pika janë kyçe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe Bashkimin Europian, përballë kërcënimeve të sigurisë në rajon.
Meçollari për Report Tv në Repolitix ka folur mbrëmjen e sotme për rëndësinë që ka Korridori I 8 dhe Porti i Durrësit si pikë kyçe sipas tij, e strategjisë ushtarake të Shqipërisë në raport dhe me NATO-n. Meçollori ka thënë se porti i Durrësit është kyç dhe për BE-në për tu ruajtur nga infulenca ruse.
"Korridori 8 në Shqipëri është hedhur për herë të parë në një dokument të strategjisë kombëtare të vitit 2014, që do të thotë se do duhet të fillonte reahbilitimi i Korridorit të 8 si hekurudhor dhe automoblistik në vitin 2015. Sot jemi gati 10 vjet me vonesë. Ky është një dëm që i është sjellë kapacitetit të Korridorit të 8 në tërësinë e saj në territorin shqiptar. Kjo ka ardhur për mungesë të planifikimit shqiptar. Përvec se për NATO-n ky është një korridor sigurie, ky është një korridor sigurie dhe për BE-në. Nga BE-ja 2 vite më parëm, këtu përputhen interesat e NATO-së për shkak të kërcënimit rus. Po flasim gjithmonë për Korridorin e 8 si për mobilitetin e forcës. Hyrja është porti I Durrësit, duhet ta kuptojmë është porti I Durrësit. Porti historik I Durrësit, jo ai në porto Romano."-thotë Meçollari
Komente
