Arritja historike e Luiza Gegës në atletikë, duke u shpallur kampione Europe në garën e 3000 metarve me pengesa, ka sjellë reagimin e shumë personazheve të njohur përveç politikanëve.
Kjo pasi sportisja shqiptare dominoi në një garë e cila nuk e favorizonte për shkak të kohës me shi, por siç kishte premtuar më herët edhe trajneri i saj medalja nuk u vendos në diskutim.
Pak pas arritjes së Gegës në Gjermani reaguan me rradhë:
Erion Veliaj
Në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Tiranë publikoi videon dhe shkruante: “Kyyy ëëështë kuuuulmiiiii. Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone. E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës.” I njëjti postim është hedhur edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Arbana Osmani
Moderatorja e njohur ka reaguar gjithashtu në Instagram ku ka ndarë një video të garës së Luiza Gegës, krahas së cilës shkruan: “U zgjova me këtë dhe s’mund të isha më e lumtur. Krenare.”
Blendi Fevziu
Gazetari dhe moderatori i njohur ka publikuar foton e Luzia Gegës me flamurin shqiptar ku shkruan: “Fantastike”
Ilir Shaqiri
Balerini dhe fituesi i “Big Brother Vip” publikoi në Instastory një video të Luiza Gegës me flamurin Shqiptar, me këngën “Ti Shqipëri më jep nder.”
Olta Boka
Videoja e atletes shqiptare është shpërndarë edhe nga këngëtarja Olta Boka, e cila shkruan: “Vajza që të ndrijnë faqen”
Ardit Çuni
Këngëtari ka publikuar videon e Luiza Gegës me flamurin shqiptar duke shkruar, “Krenar.”
Evi Reçi
Në një postim në Instastory, këngëtarja shkruan: “Ah moj Luzia sa më ke emocionuar! Bravo moj vajzë kampione!”
Xhani Shqerra
Xhani ka publikuar foton e Luiza Gegës me flamurin shqiptar.