Politikë

'Ke humbur pikë që more medaljen e Izraelit', Rama: Nderim i vonuar, por i merituar për shqiptarët! I dhamë një mësim historik Evropës dhe botës

8 Prill, 09:16| Përditesimi: 8 Prill, 09:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te vlerësimi në Izrael, ku mori Medaljen Presidenciale të Nderit. Sipas kreut të qeverisë ishte një vlerësim në emër të të gjithë shqiptarëve, megjithëse i vonuar, për kontri butin e jashtëzakonshëm që ata kanë treguar për hebrenjtë në periudhën e tyre më të errët.

“Mora një medalje nderimi në emër të Shqipërisë dhe popullit shqiptar që ishte e merituar për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe e vonuar. Për këtë humba shumë? Sa i përket atyre që e lidhin këtë me qëndrimin ndaj situatës në Gaza, do thuash thosha t’i referohen qëndrimet publike të Shqipërisë në kombet e bashkuara ku kemi qëndruar në vijimësi në të njëjtën linjë me BE, ku e kemi kërkuar armëpushimin shumë e shumë herë dhe kohë përpara se të ndodhte.”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti se Shqipëria  e ka treguar me qëndrimet e vazhdueshme në Kombet e Bashkuara se mbështet armëpushim dhe zgjidhjen me dy shtete dhe njohjen e Palestinës.

“E dyta, t’i referohem qëndrimeve të vazhdueshme për domosdoshmërinë e pranimit të zgjidhjes me dy shtete dhe njohjen e shtetit të Palestinës dhe t’i referohen fakteve jo emocioneve të pakuptimta në këtë rast sepse është vlerësim për popullin shqiptar dhe të gjithë ata që i dhanë mësim Evropës dhe botës në një moment dramatik, ishin shqiptar që pa dallim fetar, u bënë mburojë e hebrenjve.

Një mësim në histori që askush nuk duhet ta harrojë. Sa i përket shkulmave dhe mllefeve në emër të besimit të gjithë atyre që i kanë dhe vuajnë nga këto u sugjeroj të lexojnë më shumë profetin. Unë personalisht i referohem herë pas here librave të shenjtë. Se janë burim i jashtëzakonshëm lehtësimi dhe ushqimi i vetëpërmbajtjes.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Ironizoi Lapajn e Berishën/ Rama: Organizuan sulm me komente ndaj meje! Debat publik? Me cilën opozitë? (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?