Xhudisti Indrit Çullhaj pas ndeshjeve në Greqi

Medalje e artë në xhudo, Shqipëria shkëlqen falë Indrit Çullhajt në garën ndërkombëtare të Greqisë

4 Nëntor, 15:29| Përditesimi: 4 Nëntor, 15:34

  • Share

Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka arritur një tjetër rezultat të shkëlqyer në garat ndërkombëtare. 27-vjeçari fitoi medaljen e artë në International Judo Championship, të zhvilluar në Greqi.

Xhudisti shqiptar fitoi 5 ndeshje përballë kundërshtarëve nga Greqia, Moldavia, Serbia, Bullgaria dhe në finale me kundërshtarin grek, ndeshje të cilën e fitoi me Ippon. Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 700 sportistë nga të gjitha peshat.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?