Presidenti i KOKSH Fidel Ylli dhe ai i FSHM Sait Prizreni

Medaljet historike, Prizreni për Report TV: Donim më shumë! Ylli: Ishte objektivi i KOKSH-it

12 Gusht, 13:52| Përditesimi: 12 Gusht, 13:57

  • Share

“Faleminderit Albania, Albania është në zemrën time,”-u shpreh mundësi Chermen Valiev.

“Faleminderit Shqipëri. Jam shumë i lumtur për medaljen dhe ishalla në Lojërat e tjera Olimpike marrim të artën,”-tha mundësi tjetër Islam Dudaev.

Ekipi Olimpik i Shqipërisë, bashkë me dy mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev të cilët bënë krenarë vendin duke siguruar dy medaljet e para, mbërriti sot në Rinas, ku u prit nga qytetarët dhe sportistët e rinj. Bashkë me ta edhe presidenti i federatës së mundjes Sait Prizreni dhe ai i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli, të cilët për Report TV shprehen emocionet e kësaj arritje.

“Misioni ka qenë për të sjellë një medalje, por në bindjen time dhe mundësve qëllimi ka qenë tre medalje. Mungon ajo e Zelimkhan Abakarovit. Mendoj se është bërë një padrejtësi me Chermenin se sot mund të kishim një medalje ari dhe një bronz, por këto dy medalje kanë shijen dhe aromën e arit dhe sinqerisht jam shumë i lumtur për atë që djemtë na kanë dhënë gjatë këtyre viteve dhe sëfundmi në Paris,”-deklaroi Sait Prizreni, president i Federatës Shqiptare të mundjes.

“Që në asamblenë që jam zgjedhur kam premtuar që qëllimi i parë është ti sjellë Shqipërisë medaljen olimpike që i mungon. Kjo ishte e dyfishtë se morëm dy medalje Olimpike dhe Shqipëria ka hyrë tani në listën e Komitetit Olimpik Botëror duke u renditur në vendin e 81 nga 206 komitete Olimpike. Ka shtete shumë herë më të mëdha se Shqipëria të cilat nuk e kanë provuar ende medaljen Olimpike,”-tha Fidel Ylli, president i KOKSH.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do mbeten përjetë në historinë e sportit shqiptar, por për shkak të origjinës së tyre është folur jo pak për medaljet.

“Çunat e kanë medaljen individuale, por ky është një sukses për Shqipërinë se është ngritur dy herë flamuri ynë në Paris. Për të gjitha këto arsye, për të gjithë ato cicmicet e politikës, çdo cicmis i debateve të kafeneve është pa vlerë. Në një Shqipëri kozmopolitane edhe ekipi ynë është kozmopolitanë. Ashtu siç kemi parë shumë ekipe të botës, të cilët përfaqësojnë të gjithë ata që o lindin ose birësohen në këtë Flamur dhe stemë të Republikës së Shqipërisë,”-deklaroi Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Vlerësime për sportistët kuqezinj, pati edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard, ndërsa Shqipëria në Lojërat Olimpike u përfaqësua me 3 mundës dhe 8 sportistë gjithsej, të cilët garuan në qitje me Manjona Koninin, not me Kaltra Meçën dhe Grisi Koxhakun si dhe në atletikë me Luiza Gegën dhe Franko Burrajn.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?