19 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit në sulmet ajrore të vazhdueshme izraelite në të gjithë Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes së shpallur të armëpushimit, ndërsa një person vdiq nga plagët e marra në një sulm të mëparshëm, raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Sipas të njëjtave burime, 16 persona u vranë kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në pronësi të familjes Ghabboun në qytetin jugor të Gazës. Dy palestinezë u vranë gjithashtu në një sulm ajror në jug të Khan Younis, gjithashtu në Gazën jugore.
Lajmi kryesor:
Plani i paqes për Gazën, Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë! 250 mijë banorë kthehen në enklavë, OKB nis nesër ndihmat
Xh.D/ReportTv.al