"Ne po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim, një "fund të vërtetë" të luftës midis Iranit dhe Izraelit". Kjo u tha nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One pasi mbërriti në Uashington pas Samitit të G7 në Kanada.
Presidenti Donald Trump ndërkohë, po shqyrton dërgimin e Steve Witkoff ose Zv. Presidentit JD Vance në Teheran për t'u takuar me zyrtarë iranianë, raportoi gazetarja e CBS News, Jennifer Jacobs, e cila udhëtoi në bordin e Air Force One nga Kanadaja.
Trump deklaroi se nëse i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme apo zëvendëspresidenti i SHBA-së do të vendosen në Teheran "do të varet nga ajo që ndodh kur të kthehem" në Uashington DC.
Duke folur për CBS, presidenti amerikan saktësoi se nuk po kërkonte një armëpushim, duke shtuar se donte një "fund të vërtetë" të problemit bërthamor të Iranit. Ai u shpreh gjithashtu se Teherani duhet të heqë dorë nga armët e tij bërthamore dhe se Izraeli nuk do t'i ngadalësojë sulmet e tij.
"Do ta mësoni në dy ditët e ardhshme. Do ta mësoni. Askush nuk është ngadalësuar ende", tha Trump në Air Force One, pasi u largua nga samiti i G7 në Kanada një ditë më parë.
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael-Iran, shpërthime të reja në Teheran! Trump: E dimë ku është Khamenei, kemi kontroll të plotë të hapësirës ajrore
Xh.D/A.I/ReportTv.al