Yuri Kim

Politikë

Media e Familjes Berisha: Yuri Kim, vrasëse me pagesë e Xhorxh Sorosit

12 Nëntor 2021, 21:06| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 21:18

  • Share

Pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim se SHBA do të ndërpriste marrëdhënien me PD-në nëse zgjidhej kryetar Sali Berisha, media e familjes Berisha ka intensifikuar sulmin ndaj saj.

Në një shkrim të Çim Pekës, media e Familjes Berisha e konsideron ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim si  vrasëse me pagesë e PD-së dhe Sali Berishës, për llogari të Xhorxh Sorosit.

"Juri Kim nuk po sillet si përfaqësuese e presidentit dhe qeverisë amerikane, por si vrasëse me pagesë e Partisë Demokratike. Beteja e saj nuk është vetëm kundër Berishës, apo edhe Bashës. Beteja e saj është kundër Partisë Demokratike për llogari të Xhorxh Soros. Ajo po sillet si vrasëse me pagesë, për llogari të pagatorit Xhorxh Soros, dhe Lulzim Basha është thjeshtë vetëm ‘hjekësi’, personi që nxori në pritë Partinë Demokratike. Pak rëndësi ka nëse motivi personal i saj lidhet me ambiciet dhe avancimin në karrierë. E vërteta është se operacioni i saj synon shkatërrimin e Partisë Demokratike nëpërmjet ‘hjekësit’ të kapur peng Lulzim Basha. Beteja e demokratëve është misioni më sublim për të shpëtuar Partinë Demokratike nga Xhorxh Soros, Edi Rama, Erion Veliaj dhe ‘hjekësi’ Lulzim Basha", thuhet në shkrim.

Zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend 'non grata' në SHBA. Deklaratën e fortë e ka bërë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në një intervistë për Top Channel.

Ajo u shpreh se nuk mund ta imagjinojnë një skenar ku ajo apo ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur 'non grata' nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/11/2021 02:32

    Ja dhe Cimka,vazhdon te thithe gjak /para/ nga Berishet dhe te vjelle /semundje e viruse/ nga goja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?