Bledar Muça dhe foto nga sulmi në Antwerp

Media europiane: Qyteti belg Antwerp ku u vra Bledar Muça po pushtohet nga gangsterët shqiptar të trafikut të drogës

14 Gusht 2022, 16:33| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 16:54

  • Share

“Qyteti belg Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para me policinë që lufton me kartelet e drogës”, shkruan media ‘Eu Today’. Para disa ditësh, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit, sulmi i tretë i këtij lloji në vetëm një javë. Nga sulmi pati vetëm dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme që ishte objektivi.

Policia, Sedee Dovo, shërbimi ushtarak belg për asgjësimin e bombave shkoi menjëherë në vendngjarje. Pajisja shpërthyese, e cila kishte në shënjestër bodrumin e pronës, raportohet se ishte një pajisje e thjeshtë shpërthyese e improvizuar e bazuar në fishekzjarre, ose “IED” sic njihet në gjuhën ushtarake. Sulmet dyshohet se lidhen me Antwerp, që konsiderohet qendra kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.

Media ‘Eu Today’ shton se pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antëerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, ka dyshime se gjithçka drejtohet nga shqiptarët ndërsa ka nisur lufta e ashpër e policisë kundër drogës.

"Në shkurt të këtij viti, një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës”, raporton EU Today.

Për këtë i referohen Bledar Muçës, miku i ngushtë i Florenc Çapjas i cili u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij dhe ka dyshime se bëhet fjalë për vrasje me porosi. Belgjika, e më konkretisht Antwerpi duke se është vendi ky “kanë lulëzuar” bandat shqiptare në të cilën kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal.

Komento

Komente

  • Anonim: 14/08/2022 19:28

    LAN NAM PLEHRAT KU JE ENVER HOXHA VETEM TI E BEJE ZAP KETE POPULL KU NA FILLEN DROGAXHINJT QE NUK E NJOHIN PUNEN PO PISLLIQET JU VRAFTE ZOTI NJE NGA NJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?