Presidenti francez Emmanuel Macon ka shtyrë për disa orë vizitën e tij në Shqipëri ku pritet të merrte pjesë në samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, samit i cili do të mbahet në Tiranë.
Sipas medias franceze ‘Le Figaro’ presidenti francez shtyu vizitën për shkak të sulmit në Arras ku u vra një mësues nga një ish-nxënës dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Mediat francezë bën me dije se presidenti Macron do të mbërrijë në Tiranë pasditen e së hënës. Sipas Le Figaro, ai do të përfaqësohet nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.
‘Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të nxitur dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimin. me Bashkimin Evropian.
“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar ”, ai do të mbërrijë vetëm të hënën vonë pasdite në kryeqytetin shqiptar, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze.
Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Zyrtarisht ende nuk është specifikuar programi i tij në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.’- shkruan Le Figaro.
Do të më dukej cudi po të vinte. Për Sërbinë nuk punon?
Përgjigju