Lukovë, Sarandë

Media franceze: Riviera Shqiptare,destinacioni parajsë i ngjashëm me Maldivet

22 Prill, 09:47| Përditesimi: 22 Prill, 09:52

  • Share

Shumë pranë Greqisë dhe Italisë, Shqipëria po shndërrohet në një nga vendet më në trend për pushime në Evropë, shkruan Isabelle Joly në revistën franceze të udhëtimeve “Yourtopia”.

Vendi ballkanik me 2,8 milionë banorë është një nga destinacionet më të lira në Evropë.

Me plazhet dhe peizazhet e saj mahnitëse, kuzhinën fantastike dhe njerëzit mikpritës, Shqipëria ofron një përvojë të ngjashme me Greqinë, por pa turma vizitorësh apo çmime të tepruara.

Xhevahiret e kësaj parajse janë Lukova dhe Ksamili, dy resorte në Rivierën Shqiptare, plazhet e të cilëve janë cilësuar nga industria e udhëtimeve (dhe TikTok) si “Maldivet e Evropës”.

Popullariteti i Rivierës Shqiptare po rritet falë bukurisë së natyrës së plazheve me ujëra të kristalta dhe statusit si një destinacion i festivaleve muzikore dhe mirëqenies.

Ndërsa Ksamili u vizitua nga një numër rekord vizitorësh vitin e kaluar, Lukova mbetet ende një vend i panjohur për udhëtarët.

Lukova, një fshat piktoresk, është më pak se një orë me makinë nga burimi malor i Syrit të Kaltër, një nga atraksionet kryesore të Shqipërisë.

Ju mund të relaksoheni pranë ujit të pastër kristal ose të zhyteni në historinë e gjallë të vendit.

Si të shkoni në Lukovë

Për të mbërritur në Lukovë nga Britania e Madhe, një nga opsionet më të mira është të fluturoni për në Korfuz dhe më pas të merrni tragetin për në Sarandë, për rreth 26 euro për person.

Nga Saranda, Lukova është vetëm 25 minuta larg me makinë. Ju gjithashtu mund të fluturoni për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, dhe udhëtoni me makinë katër orë deri në Lukovë ose merrni një autobus që zgjat rreth pesë orë.

Klima në Shqipëri

Jugu i Shqipëria gëzon një klimë mesdhetare, me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë e me shi.

Koha më e mirë për të vizituar vendin është gjatë muajve të verës, nga qershori deri në shtator, kur temperatura arrin 30°C dhe uji është perfekt për not.

Ku të qëndroni në Lukovë

Udhëtimi në maj ose tetor, jashtë pikut të sezonit, është një ide e mirë nëse doni të kurseni për akomodimin.

Çmimet e hoteleve në “Booking.com” fillojnë me rreth 25 euro për natë në maj, krahasuar me 67 euro në gusht.

Çfarë të bëni në Lukovë

Lukova është kryesisht një fshat bregdetar, duke e bërë atë një nga atraksionet kryesore.

Edhe pse ende e pacënuar, udhëtarët e duan atë për rërën e bardhë dhe detin e pastër blu/gjelbër.

Përveç relaksit, ju mund të bëni një sërë aktivitesh të tjera, të tilla si ecje në kishën e fshehur të Shën Premtes, e cila ndodhet në një kodër në dalje të fshatit të bukur bregdetar, Lukovës.

Restorantet dhe kostot në Lukovë

Nëse dëshironi të provoni ushqimin vendas, ka disa restorante të shkëlqyera në Lukovë, si në plazh ashtu edhe në qytet.

Gjatë vizitës në Shqipëri ju do të shpenzojnë rreth 78 euro në ditë, për ushqimin, pijet dhe aktivitetet. ATA

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?