Operacioni i policisë ‘Fijet’ për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura në të shumtën e rasteve nga anëtarë të grupeve kriminale ka marrë jehonë ndërkombëtare.
Së fundmi, media gjermane, Frankfurter Rundschau i ka kushtuar një artikull të tërë çmontimit dhe sekuestrimit të qindra kamerave të vendosura nga grupe kriminale në Shqipëri me qëllim monitorimin e lëvizjeve të policisë. Në artikull ngrihet pikëpyetja se kush është ‘vëllai i madh’ i 2.8 milionë banorëve që raportohet se jetojnë në Shqipëri.
“Megjithatë, kamerat e montuara ilegalisht mbi kanionet e rrugëve me pluhur të Shqipërisë, të cilat nuk janë aspak sekrete apo të fshehura, po ngrenë gjithnjë e më shumë pyetjen e kandidatit të BE-së se kush është saktësisht vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve të vendit. Shumë nga kamerat të cilat janë përhapur si kërpurdha janë instaluar nga shkelësit e ligjit, klane të fuqishme, por shpesh rivale të drogës, jo vetëm që mbajnë nën vëzhgim njëri-tjetrin me kamerat moderne të vëzhgimit dhe dronët, por edhe policinë”-thuhet në artikullin e medias gjermane.
Ndërkohë ekspertët ngrenë alarmin se grupet kriminale kanë një epërsi teknologjike mbi policinë duke u lejuar atyre vëzhgimin e lëvizjes së autoriteteve të ruajtjes së rendit në vend.
Pjesë nga artikulli i medias gjermane:
Lajmi për kamerat e sigurisë gjithnjë e më të lokalizuara nga pronarë të dyshimtë, jo vetëm që ka ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave në Shqipëri. “Epërsia teknologjike e grupeve kriminale” në krahasim me shtetin është “shumë flagrante”, thotë Erida Skendaj, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Tiranë. "Kamera të paligjshme të vëzhgimit në Shqipëri ngrenë shqetësime për fuqinë e bandave," titullon agjencia Balkan Insight.
Klanet e drogës në Shqipëri monitorojnë njëri-tjetrin me kamera të paligjshme
Edhe dhjetëra arrestime të personave të dyshuar për instalimin dhe funksionimin e kamerave të paligjshme vështirë se mund të zbusin shqetësimet e aktivistëve të të drejtave civile dhe ekspertët e sigurisë për rritjen e ndikimit të mafias së drogës në vend. Shqipëria konsiderohet si një nga prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në kontinent. Qofshin vrasje me porosi apo shpërthim me tritol klanet e drogës nuk ndalen në luftën për pushtet.
Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 531 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.