Teksa numri i shteteve që kundërshtojnë vendimin e Izraelit për të pushtuar Gazën po shtohet, gjërat po lëvizin ehde në kampin tjetër.
Një zyrtar anonim izraelit i tha Keshet 12 se beson që është e mundur që Hamasi të rikthehet në tryezën e negociatave.
"Me Rripin e Gazës të përmbytur me ndihma humanitare, fushata e Hamasit për të luftuar urinë po zbehet", tha burimi. "Hamasi e di se me videot e pengjeve të uritura ka goditur veten dhe për këtë arsye, mundësia e kthimit të tyre në negociata nuk mund të përjashtohet", shtoi ai.
Sipas zyrtarit, "ndërmjetësit tashmë po shohin shenja pozitive të kësaj".
Komente
