Ksamil

Sociale

Media irlandeze: Turistët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin më të mirë për të vizituar këtë verë

26 Maj, 09:47| Përditesimi: 26 Maj, 09:52

  • Share

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por është gjithashtu një udhëtim i gjatë dhe i kushtueshëm, shkruhet në të përditshmen irlandeze “RSVP Live”. Plazhet e pastra me rërë të bardhë dhe ujërat e kristalta tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Megjithatë, udhëtimi atje përfshin fluturime të gjata dhe kosto të mëdha.

Një javë qëndrimi në një nga vilat e saj të famshme mbi ujë - gjatë pikut të sezonit mund të kushtojë 2300 euro për dy persona - pa marrë në konsideratë koston e fluturimeve. Për fat të mirë, ekziston një alternativë shumë më afër Irlandës, Shqipëria, e cila sipas ekspertëve të udhëtimeve është e ngjashme me Maldivet.

Shqipëria, një perlë e fshehur, është ende e përballueshme dhe pa turma vizitorësh, krahasuar me destinacione të tjera të njohura. Me plazhet e saj marramendëse dhe ujërat bruz, Riviera Shqiptare ofron një arratisje spektakolare buzë detit. Dhe megjithëse popullariteti i saj po rritet, ajo mbetet një destinacion evropian i përballueshëm.

Qëndrimet luksoze buzë detit mund të gjenden për vetëm 23 euro nata, ndërsa ushqimi është i përballueshëm, me vakte të plota dhe pije që shpesh kushtojnë rreth 18 euro. Shqipëria është bërë një sensacion viral në mediat sociale, me video që tregojnë ngjashmërinë e saj të habitshme me Maldivet.

Fluturimet nga Irlanda në Shqipëri janë çuditërisht të lira. Ndërsa, aktualisht nuk ka fluturime direkte nga Dublini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), disa linja ajrore ofrojnë linja me një ndalesë, duke përfshirë “Lufthansa”, nëpërmjet Mynihut ose Frankfurtit, “Brussels Airlines”, nëpërmjet Brukselit dhe “Swiss Airlines”, nëpërmjet Zyrihut.

Çmimet e udhëtimeve vajtje-ardhje mund të fillojnë nga afërsisht 142 euro. Kohëzgjatja e fluturimit ndryshon, por zakonisht varion nga 5 orë e 20 minuta deri në mbi 8 orë, në varësi të ndalesave.

Gjithashtu, turistët mund të fluturojnë për në Korfuz, Greqi, dhe të marrin një traget për në bregdetin e Shqipërisë për rreth 18 euro në secilin drejtim. Kjo alternativë u lejon turistëve të vizitojnë të dy destinacionet pa ndikuar në buxhetin e tyre.

Me çmimin e saj të përballueshëm të pakrahasueshëm, peizazhet spektakolare dhe popullaritetin në rritje, Shqipëria eshte një nga vendet më të mira për pushime verore për turistët irlandezë në vitin 2025./ RSVP Live

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?