Media italiane pasqyron kaosin e krijuar në Kakavijë përmes pamjeve nga ajri (VIDEO)

15 Gusht 2020, 14:48| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 14:54

  • Share

Media italiane "Il fatto quotidiano" ka publikuar pamjet nga ajri të radhës në Kakavijë  dhe situatës kaotike që po kalojnë qytetarët të cilët kanë 4 ditë që presin për të kaluar kufirin me Greqinë.

Sipas saj, në pikën kufitare të Kakavijës, në jug të Shqipërisë, u krijua një radhë prej 20 km me mbi 4000 vetura, për shkak të masave të reja të shpallura nga Athina. Kurse për Ministrinë e Jashtme shqiptare media thotë se ata i janë drejtuar autoriteteve greke që të shpejtojnë procedurën aktuale në kufi, duke shkuar nga 200 në 300 testime në orë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?