Ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite

Bota

Media: Izraeli jep miratimin me kusht për kthimin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

25 Shtator, 09:43| Përditesimi: 25 Shtator, 09:50

  • Share

Izraeli i ka përcjellë Autoritetit Palestinez kushtet për kthimin e banorëve të kampeve të refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor verior.

Gazeta libaneze Al-Akhbar raporton se kushtet, të miratuara nëpërmjet Shteteve të Bashkuara, përfshijnë tërheqjen e Agjencisë së Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) nga kampet, riemërtimin dhe transformimin e tyre në lagjet Jenin dhe Tulkarem - pra transferimin e përgjegjësisë administrative te komunat palestineze.

Izraeli do të kryejë kontrolle sigurie dhe do të vendosë se kush mund të kthehet në kampe. "Udhërrëfyesi" i Izraelit për kthimin e personave të zhvendosur dhe tërheqjen e tyre nga kampet përfshin ndërtimin e besimit midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez; restaurimin e infrastrukturës nga Autoriteti Palestinez nën kontrollin e plotë të IDF, në lidhje me praninë e forcave palestineze të sigurisë; angazhimin e Autoritetit Palestinez për të respektuar planin e ri të kampeve të projektuara nga Izraeli, me rrugë të gjera dhe një ndalim për kthimin në shtëpitë e shkatërruara; krijimin e një qendre të përbashkët sigurie në kampe; dhe angazhimin e Autoritetit për të zhvendosur afërsisht 50 përqind të banorëve jashtë kampeve.

Ndërkohë vijojnë bombardimet izraelite në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa në Al-Zawaida,në Rripin qendror të Gazës, një sulm la 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Në Khan Younis, katër palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm ajror. Një civil tjetër u vra në Bani Suhaila dhe dy palestinezë u vranë në agim pasi forcat izraelite sulmuan qytetin Tammun, në Bregun Perëndimor verior.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?