Iran
Para se të sulmonin në Iran, izraelitët sulmuan bateritë dhe radarët e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak për të shmangur kapjen e dronëve të tyre, nga aleatët e Teheranit.
Këtë e kanë shpjeguar burime izraelite të cituara nga Neë York Times, sipas të cilave vetëm me një “rrugë të pastër”, avionët e Shtetit Hebraik u ngritën në drejtim të Republikës Islamike, mbi 1600 kilometra larg dhe goditën objekte ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes.
Sipas dy burimeve, një valë tjetër sulmesh shënjestroi objekte që prodhojnë raketa me rreze të gjatë, duke synuar një komponent kritik në procesin e prodhimit të tyre, ndërsa infrastruktura energjetike, si objektet e prodhimit të naftës dhe gazit, nuk u sulmua.
Sipas gazetës, më shumë se njëqind avionë luftarakë dhe dronë u ngritën nga shteti hebre.
Lajmi kryesor:
Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA
K.M/ReportTv.al