Liban
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për kushtet e një marrëveshjeje armëpushimi për t'i dhënë fund konfliktit Izrael-Hezbollah, tha sot një zyrtar i lartë amerikan për Axios.
"Ne mendojmë se kemi arritur një marrëveshje, por nuk e kemi mbaruar ende. Kabineti izraelit duhet të miratojë marrëveshjen të martën dhe deri atëherë diçka mund të shkojë gjithmonë keq", tha zyrtari amerikan.
Një zyrtar izraelit konfirmoi se kabineti i sigurisë do të mblidhet nesër, shton Axios.
Lajmi kryesor:
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
K.M/ReportTv.al