Thethi

Sociale

Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

9 Janar, 08:01| Përditesimi: 9 Janar, 08:03

  • Share

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve – që luajnë një rol kryesor në promovimin e destinacioneve të ndryshme të botës dhe cilësinë e pushimeve që ato ofrojnë, sipas një artikulli të botuar në revistën kolumbiane “Semana”.

Influencuesit, promovojne imazhe mahnitëse të atraksioneve të ndryshme turistike që ata vizitojnë, një faktor themelor që tërheq dhe nxit turistët për të zgjedhur destinacionin e tyre të ardhshëm.

Në këtë kontekst, një nga ekspertët kolumbian të udhëtimeve – që ka pasur një ndikim të madh në sektorin e turizmit – Simón Villa, së fundmi ndau listën e pesë vendeve më të mira për të udhëtuar në 2025 – pa pasur nevojë për një vizë.

Mes destinacioneve më të mira për të udhëtuar këtë vit – ai rekomandoi Shqipërinë, një destinacion që sipas “National Geographic” ka një pasuri natyrore dhe kulturore unike me ndikime nga Lindja dhe Perëndimi.

“Shqipëria ruan një histori të pasur të territoreve kufitare”, sipas revistës.

Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri.

“Shqipëria është vendi europian që më ka befasuar më shumë – me peizazhet mahnitëse dhe akomodimet me një kosto prej 11,57 euro (52,377 pesos kolumbiane) me kursin e janarit 2025”, tha Simón Villa.

Destinacionet më të mira dhe të përballueshme – sipas ekspertit kolumbian të udhëtimeve, Simón Villa – për t’u vizituar në vitin 2025:

1-Shqipëria
2-Turqia
3-Brazili
4-Tajlanda
5-Peruja/ ATSH

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/01/2025 03:35

    Jam shume kurioze e do te doja te hetoheshin nga mediat,gjithe keto reklama turizmi per ne, jane autentike,apo te paguara nga shteti jone dhe operatoret tane turistike? E them kete,sepse te bera autentikisht,pa pagese,jane me te vertete te vlefshme e te sinqerta;te bera kundrejt pageses,eshte njelloj si te paguash cunat e lagjes te te shoqerojne ne vallzim vajzen qe normalisht mund t'a kesh /wallflower/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?