Uashingtoni pret sot përgjigjen e Ukrainës mbi një marrëveshje paqeje që përfshin njohjen e Krimesë nga SHBA si territor rus dhe pranimin jozyrtar të sovranitetit rus mbi territoret e pushtuara që nga viti 2022, sipas burimeve për agjencinë e lajmeve Axios.
Dokumenti iu prezantua zyrtarëve ukrainas në Paris javën e kaluar dhe përshkruhet si “propozimi përfundimtar” i Presidentit Trump.
Shtëpia e Bardhë thotë se është e gatshme të tërhiqet nga bisedimet nëse një marrëveshje nuk arrihet së shpejti.
Propozimi kërkon lëshime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili më parë ka refuzuar çdo njohje të okupimit nga Rusia të Krimesë dhe rajoneve të tjera në Ukrainën lindore.
Një burim pranë qeverisë ukrainase e përshkroi propozimin si veçanërisht të favorshëm për Rusinë.
“Ai përshkruan saktësisht përfitimet për Moskën, ndërsa flet në përgjithësi për Ukrainën”.
Çfarë përfitojnë Rusia dhe Ukraina me propozimin e Trump?
Pika të tjera të planit - Roli i SHBA-së dhe Putinit
Plani parashikon që termocentrali bërthamor i Zaporizhisë do të konsiderohet ukrainas, por do të operohet nga SHBA, me energji elektrike të shpërndarë si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.
Aty përmendet edhe marrëveshja SHBA-Ukrainë për depozitat minerale, të cilën Trump synon ta nënshkruajë të enjten.
Korniza u hartua pas një takimi katër orësh midis të dërguarit të Trump, Steve Witkoff dhe Putinit.
Pas paraqitjes së propozimit, Putin sugjeroi një pezullim të operacioneve ushtarake në kufijtë aktualë si shenjë e vullnetit për paqe.
Zyrtarët evropianë, megjithatë, mbeten të kujdesshëm.
Hapat dhe zhvillimet e ardhshme në bisedime
Wittkoff do të udhëtojë sërish në Moskë këtë javë për një takim të katërt me Putinin, por ai dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio nuk do të marrin pjesë në bisedimet në Londër të mërkurën, siç ishte planifikuar fillimisht.
Delegacioni amerikan do të drejtohet nga Keith Kellogg, i cili do të prezantojë planin në bisedime me zyrtarë ukrainas, francezë, gjermanë dhe britanikë.
Një burim amerikan tha se Uashingtoni dhe Ukraina tani po diskutojnë një armëpushim 30-ditor, në vend të një marrëveshjeje të plotë paqeje bazuar në planin e Trump.
Rubio shkroi në X se ka pasur një bisedë “produktive” me homologun e tij britanik dhe se pret të vazhdojë bisedimet pas Londrës.
“Negociatat janë duke vazhduar dhe ne shpresojmë se po ecim në drejtimin e duhur”, tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.
Komente

Ka fituar ate qe thoshte Xhaxhit i madh ,edhe nje dhemb ti mbetet ne goje eshte agresiv. Asgje si jep Ukraines humbi mijera njerez e tani ti japin dhe token qe ju pushtua. Te medhejte vendosin si tju teket. Fiton Putin bashke me Trampin
Përgjigju