Një lajm i botuar nga gazeta malazeze ‘Vijseti’ përmende emrin e ish ministres së Punëve të Jashtme, Majlinda Bregu e cila sipas artikullit ishte nën hetim për abuzimin e fondeve të Bashkimit Evropian.
Nxitur nga lajmi, Bregu ka reaguar përmes një shkrimi në rrjete sociale ku e cilësoi si ‘fake news’. Bregu shtoi se RCC është një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, ndaj ka zgjedhur mos të komentojë mbi pretendimin e gazetës malazeze tha Bregu, ndërsa i konsideroi si të pavërteta.
Ish ministrja tha se pavarësisht se mbështet lirinë e medias dhe punën e tyre, trillimet janë të papranueshme.
‘RCC njihet si një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, për këtë arsye nuk komenton as spekulimet dhe as trillimet, ndaj në respekt dhe të informimit publik, RCC ka nisur të ndjekë çështjen, duke respektuar nismat dhe hapat e duhur, përfshirë ato diplomatike, për të verifikuar arsyet pse ka nisur ky sulm e këto trillime, të pabazuara në asnjë të vërtetë.
Ky reagim vjen pas shpifjeve të bëra në artikullin e së përditshmes malazeze Vijesti, të datës 20 tetor dhe të përcjella nga disa media të tjera, si lajm i rremë (fake news), ndaj RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshëm, Majlinda Bregu.
Ne vlerësojmë, mbështesim dhe luftojmë fort për lirinë e medias, por keqinformimi, përhapja lajmeve të rreme, shpifjet dhe trillimet nuk janë të pranueshme.
Në punën tonë, ne mbështetemi në statutin e organizatës, rregullat dhe procedurat e miratuara, duke përfshirë kodin e sjelljes, por edhe në ndershmërinë, integritetin, besueshmërinë dhe faktet. Nga këto parime duhet të udhëhiqen të gjitha organizatat dhe individët.
RCC-së është një organizatë që krenohet me punën e saj, si dhe me transparencën dhe përgjegjshmërinë e aktiviteteve të saj, të cilat ndiqen nga afër, auditohen dhe vlerësohen rregullisht nga të gjithë anëtarët e bordit, tek të cilat RCC raporton rregullisht, bazuar në Statutin e saj.
Fokusi ynë në ditët në vijim janë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, mbi rezultatet e të cilit Sekretariati i RCC ka punuar gjatë dhe fort, me qëllim përfitimet e prekshme për qytetarët e këtij rajoni.’- shkroi Majlinda Bregu.
Kujtojmë se në artikullin e botuar nga gazeta malazeze thuhej se Bregu pretendohet se në një nga tenderat ka favorizuar një kompani shqiptare që nuk ka kaluar “Komisionin e Brendshëm”, në vend të kompanive të tjera nga rajoni që plotësonin kërkesat.
Ky nuk është i vetmi tender që po shqyrtohet, ndër to është edhe organizimi i konferencave në rajon, si dhe për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve. Në artikull thuhej se ish ministrja e Punëve të Jashtme ka qenë si kryesuese e organizatës RÇ-së, një organizatë e krijuar nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore në vitin 2008 me qëllim të shpallur drejtimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Te marim me rralle 1 adrian isufi mashtrus vjelles ikona dhe toka permeti 2 sandri kovaci ish shik qe diqi vlore dhe berati dhe dimal qafe e gjashte 3 brisekshaj ish te drejoreshe dogane volli tendera te spitale budidina shitje kinostudjo shqiperi ere 4 agron shehajhajdute te hiqete imuniteti5 petri vasili shitje tekstile ne berate dhe tendera sppitale 6 agron duka perdhunues qe perdhunoi shoku djali tij 8 fatmir mediu vrasje gedeci pse nuk i mere prokuroria
Përgjigju