Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump gjatë udhëtimit të tij në Kombet e Bashkuara në fund të muajit, raporton Channel 12.
Sipas burimeve, përpjekjet për të shqyrtuar këtë mundësi kanë filluar.
Ndërkohë shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se trupat kanë filluar operacionin në qytetin e Gazës.
"Ne do të intensifikojmë dhe thellojmë operacionet tona. Tashmë po hyjmë në zona ku nuk kemi hyrë kurrë më parë dhe po operojmë atje. IDF ofron vetëm një zgjidhje vendimtare. Lufta nuk do të ndalet derisa armiku të mposhtet", tha ai.
Komente
