Vladimir Putin

Bota

Media: Putin mbështet një marrëveshje që ndalon pasurimin e uraniumit nga Irani

12 Korrik, 18:29| Përditesimi: 12 Korrik, 18:30

  • Share

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur mbështetjen e tij për një marrëveshje bërthamore që do t’i ndalonte Iranit pasurimin e uraniumit. Lajmi është raportuar nga media amerikane Axios, duke cituar burime pranë negociatave diplomatike.

Sipas këtyre burimeve, qëndrimi i Moskës i është komunikuar si Shteteve të Bashkuara, përmes bisedimeve me presidentin Donald Trump, ashtu edhe përfaqësuesve iranianë.

Çështja e pasurimit të uraniumit është një nga pengesat më të mëdha në arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare mbi programin bërthamor iranian. Teherani ka mbrojtur gjithmonë të drejtën për të zhvilluar këtë aktivitet brenda territorit të tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kërkojnë eliminimin e plotë të kësaj kapaciteti.

Hapja e papritur nga ana e Kremlinit mund të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat diplomatikë ndërkombëtarë dhe të krijojë mundësi të reja për rifillimin e negociatave për çështjen bërthamore iraniane, e cila prej vitesh mbetet një nga dosjet më të ndjeshme të politikës globale.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?